Dëmtimi i stolave dhe parqeve, si dhe shfaqja e deponive të paligjshme, janë ndër shqetësimet me të cilat përballet Shkupi. Për t’i parandaluar këto dukuri, Bashkia synon të vendosë mbi 200 kamera mbikëqyrëse në pika problematike. Projekti pritet të nisë pasi të merret miratimi përfundimtar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
None found
Kryetari i bashkisë, Orce Gjorgjievski, njoftoi sot se kamerat do të mbulojnë zonat ku krijohen shpesh deponi ilegale, si edhe parqet ku janë regjistruar akte vandalizmi.
Ndër rastet e përmendura prej tij është Parku i Qytetit, ku shatërvani “Lotos” u rinovua, por stolat aty pranë u dëmtuan sërish me grafite.
Gjorgjievski tha se ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit i kanë lyer disa herë pajisjet urbane, por dëmtimet kanë vazhduar.
Sipas kryetarit, masat dhe kontrollet nuk mjaftojnë vetë për mbrojtjen e hapësirave publike; qytetarët duhet të tregojnë gjithashtu më shumë përgjegjësi.
“Qyteti i Shkupit nuk i përket Orces dhe asnjë partie politike. Ai u përket të gjithë banorëve të Shkupit dhe, sikurse kujdesemi për shtëpinë tonë, duhet të kujdesemi edhe për qytetin”, theksoi Gjorgjievski.
Ai shtoi se fondet që përdoren për riparimin e pajisjeve të dëmtuara dhe për ndreqjen e pasojave të sjelljeve të pamatura mund të investohen në projekte të reja, ndër to edhe në ndërtimin e parqeve.
Në Butel, sipas njoftimit të tij, po përfundon ndërtimi i një parku prej 86.000 metrash katrorë, në një hapësirë ku dikur kishte deponi të paligjshme. Gjithashtu është paralajmëruar një park me sipërfaqe mbi 70.000 metrash katrorë në Karposh dhe zhvillimi i një zone prej gati 100.000 metrash katrorë në Aerodrom, që pritet të vihet në përdorim deri në fund të vitit të ardhshëm.
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e…
"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…
Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë para Kryeministrisë në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Të rinj, studentë dhe…
Aksioni i institucioneve të Kosovës për rrënimin e ndërtimeve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit ka rikthyer përplasjet politike ndërmjet…
Jasir AsaniNdërsa po luhej pjesa e dytë e ndeshjes Al Ain – Esteghlal FC (1 – 1), e vlefshme për…