Categories: maqedoni

Shkupi ashpërson masat ndaj deponive ilegale: Deri në 20.000 euro gjobë dhe burgim

Deponitë e paligjshme vazhdojnë të përbëjnë një shqetësim të madh për komunat e Shkupit, edhe krahas kontrolleve të shtuara, gjobave dhe aksioneve të vazhdueshme për pastrimin e tyre. Vetëm gjatë javës së kaluar, ekipet e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup kanë hequr 650 metra kub mbeturina të rënda dhe mbetje ndërtimi nga hapësirat publike në të gjitha komunat e kryeqytetit. Volumi më i madh, rreth 170 metra kub, është larguar në territorin e Komunës së Çairit.

Të lidhura

None found

Gjatë së njëjtës periudhë, nga amvisëritë dhe personat juridikë janë grumbulluar e transportuar 2.700 tonë mbeturina komunale. Ndërkohë, inspektorët e Komunës Qendër kanë kontrolluar 10 kantiere ndërtimi dhe kanë evidentuar shkelje të detyrimeve ligjore. Për këto raste janë vendosur 6 gjoba, me vlerë nga 1.300 euro secila. Gjithashtu, nga hapësirat publike janë hequr bllokues dhe shtylla të vendosura pa leje.

Masa janë marrë edhe në Kisella Vodë, ku një person është ndëshkuar pasi kishte hedhur mbetje ndërtimore pranë kontejnerëve. Në Shuto Orizar, policia ka sanksionuar një 22-vjeçar për hedhje të papërshtatshme të mbeturinave të rënda. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar procedura për vendosjen e kamerave në hapësirat publike, me synim identifikimin dhe ndëshkimin më të shpejtë të autorëve të hedhjes së paligjshme të mbeturinave.

Shfaqja e minjve pranë Qendrës Tregtare Bunjakovec ka bërë që Komuna Qendër të njoftojë për një aksion të ri emergjent deratizimi, vetëm një muaj pas ndërhyrjes së mëparshme. Procesi do të zhvillohet në pusetat, rreth zonave të kontejnerëve dhe në hapësirat ku është raportuar prani e brejtësve.

Autoritetet vlerësojnë se deratizimi, i vetëm, nuk e zgjidh problemin. Sipas tyre, moszbrazja në kohë e kontejnerëve dhe administrimi i dobët i mbeturinave krijojnë kushte të përshtatshme për shumimin dhe shfaqjen e minjve.

Ligji parashikon masa të rënda për personat juridikë që hedhin në mënyrë të paligjshme mbetje ndërtimore, me gjoba që mund të arrijnë deri në 20.000 euro. Në muajin maj, gjatë një kontrolli në Dolno Lisice, një kamion u konstatua duke depozituar ilegalisht mbetje ndërtimi dhe ndaj tij u shqiptua gjobë prej 20.000 eurosh.

Kur ndotja është më e rëndë dhe rrezikon mjedisin apo shëndetin e qytetarëve, autorët mund të përballen edhe me dënime me burg. Për rastin në Vardarishtë, gjykata ka vendosur dënim prej tre vitesh burg për të pandehurit.

Në shtetet evropiane, ndëshkimet për hedhjen e paligjshme të mbeturinave shkojnë nga disa qindra deri në disa mijëra euro. Në situata të caktuara, masat mund të përfshijnë edhe konfiskimin e automjeteve dhe detyrimin për të paguar shpenzimet e pastrimit. (koha.mk)

të fundit

Mustafi: Dy mandatet e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, një sukses i jashtëzakonshëm

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka deklaruar se rezultati i mbrëmshëm pas zgjedhjeve në Serbi është një arritje e…

6 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Walter Koenig, aktori që mishëroi Pavel Chekov në “Star Trek

Aktori amerikan Walter Koenig, i cili u bë i famshëm në mbarë botën për interpretimin e Pavel Chekov në sagën…

9 minutes ago

Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e sheh pushtetin si pronë të tijën dhe qytetarët i quan kriminelë

Një protestues ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po sillet ndaj qytetarëve që kanë dalë…

13 minutes ago

Mbetje njerëzore në çanta shpine në lumin Rajn, autoritetet zvicerane hetojnë dyshimet për vrasje

Mbetje njerëzore që i përkasin një burri, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar, janë zbuluar në disa çanta…

22 minutes ago

Durmishi: Shporta e konsumatorit duhet të pasqyrojë kostot reale të qytetarëve, jo të paraqesë vlera më të ulëta

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), partnerët socialë diskutuan disa çështje me rëndësi për punëtorët, punëdhënësit…

25 minutes ago

Natyra Kuçi rrëfen shpresën e Arlinda Zekajt për t’u kthyer te djali

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka thënë se ajo nuk kishte hequr dorë nga shpresa se do të mund…

28 minutes ago