Faturat e ngrohjes qendrore për banorët e Shkupit do të rriten duke nisur nga muaji i ardhshëm, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë që çmimi i energjisë termike të ndryshojë nga 1 dhjetori.
Sipas autoriteteve, shtrenjtimi lidhet me rritjen e kostos së gazit natyror, e ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike.
None found
Për familjet që marrin furnizim nga EMV Furnizim, EMV Distribuim, EMV Prodhim i Ngrohjes dhe EMV Energjetika, çmimi i energjisë termike do të rritet mesatarisht me 7,56 për qind.
Ndërsa konsumatorët e lidhur me rrjetin e ish-Ngrohtores Shkup Veri, që aktualisht operohet nga “Energy Ecolink”, do të përballen me një rritje prej 5,84 për qind.
Përllogaritjet e Komisionit Rregullator tregojnë se fatura mesatare mujore do të shtohet me 188 denarë, duke arritur në 2.681 denarë.
Vendimi u mor pasi kompanitë që ofrojnë energji termike në Shkup paraqitën kërkesa të jashtëzakonshme për ndryshimin e të ardhurave maksimale të rregulluara dhe rishikimin e tarifave.
Tarifa e mëparshme ishte miratuar në korrik dhe kishte nisur të zbatohej më 1 gusht të vitit 2026.
Manchester United ka ushtruar zyrtarisht mundësinë për të zgjatur kontratën e kapitenit Bruno Fernandes me 12 muaj, duke e zgjatur…
Tetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit Mi-17 në rajonin Ayacucho të Perusë. I…
Autoritetet greke kanë vënë në pranga një prej personave të dyshuar për vrasjen e Vangelis Zambounis, i njohur në botën…
Ky është banori i pafat që u eliminua sonte! [...]Read More...
“Flaka ju daltë” - Valdrina ua plas në fytyrë të gjithë banorëve! [...]Read More...
Anjeza nuk kursehet, e quan “të paburrë” Valdetin në BIG [...]Read More...