maqedoni

SHBA miraton shitjen, Maqedonia e Veriut do të blejë automjete të lehta taktike nga forcat amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e automjeteve të lehta taktike (ALK) Maqedonisë së Veriut për 111 milion dollarë.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi dje certifikimin e kërkuar duke njoftuar Kongresin për këtë shitje të mundshme. Maqedonia e Veriut gjithashtu do të kërkojë të blejë shtesë 18 transportues të armëve të rënda dhe shtatë automjete për qëllime të përgjithshme, përfshirë në marrëveshjen prej 79 milion dollarëve për 71 ALK-të.

Nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes në njoftim thonë se kjo shitje do të mbështesë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara për të rritur mbrojtjen e aleatëve të NATO-s.

“Shitja e propozuar do të rrisë kapacitetin e Maqedonisë së Veriut për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar aftësi taktike për të penguar kundërshtarët dhe për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s. Shitja e propozuar do të mbështesë qëllimin e saj për përmirësimin e mbrojtjes kombëtare dhe territoriale, si dhe ndërveprimin me SHBA=të dhe forcat e NATO-s. Maqedonia e Veriut nuk do ta ketë të vështirë të absorbojë këtë pajisje në forcat e saj të armatosura”.

“Shitja e propozuar e kësaj pajisje dhe mbështetje nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon. Zbatimi i kësaj shitje të propozuar do të kërkojë udhëtim të përkohshëm me detyrë prej tre deri në pesë përfaqësuesve të qeverisë së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut për një kohëzgjatje deri në pesë vjet”, thuhet në njoftim.

Tags: armeNATOSHBA

të fundit

Horoskopi 2 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur…

7 hours ago

Kreu i FSHF-së Armand Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt…

8 hours ago

Alarm në Itali nga vala e të nxehtit, kufizohet puna në natyrë! Temperatura rekord në të gjithë Evropën

Valët ekstreme të të nxehtit që po përfshijnë pjesë të mëdha të Evropës kanë detyruar autoritetet në më shumë se…

8 hours ago

Shërbimet jashtë funksionit në Bashkinë e Tiranës, heshtje për sulmin kibernetik

Një javë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës, një sërë shërbimesh publike vijojnë të mos…

8 hours ago

VIDEO / “Mosha është vetëm një numër”, tifozja 98-vjeçare nuk heq dorë nga Messi, këtë herë zbret në fushë dhe…

Tifozja e veçantë e Lionel Messit, 98-vjeçarja Paulina Kana, u rikthye me një tjetër mesazh për futbollistin, ndërsa pamjet kanë…

8 hours ago

Raketa nga Jemeni ndez alarmin në Izrael, reagon ushtria

Një raketë e nisur nga Jemeni është pritur dhe rrëzuar nga ushtria izraelite. Ushtria e Izraelit në një deklaratë tha…

8 hours ago