Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ka kërkuar shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë në diasporë, të mbështesin kandidatin shqiptar Arkin Jahiju në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.
None found
Sipas Selës, zgjedhja e një kandidati shqiptar në këtë komunë ka rëndësi të veçantë. Ai deklaroi gjithashtu se është i gatshëm ta ndihmojë Jahijun gjatë raundit të dytë dhe të jetë në dispozicion të tij.
“Pavarësisht çdo gjëje, shqiptarë, ju lutem, edhe ju të diasporës, ju lutem, është tejet e rëndësishme që në Bërvenicë të triumfojë kandidati shqiptar. Arkin Jahiju është ai që e prin këtë garë. Prandaj po e them publikisht se jam në dispozicion të shqiptarit Arkin Jahiju gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, në mënyrën që ai e konsideron të arsyeshme”, u shpreh Sela në “Shenja”.
Gjatë deklaratës së tij, Sela kritikoi edhe qëndrimin e shprehur nga zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, për mënyrën se si kjo parti do të vendosë për mbështetjen e kandidatëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.
“Kjo është skandaloze. Deklarata e Driton Sulejmanit, zëvendësministrit të Arsimit, është një deklaratë e një servili dhe e një pakurrizori, i cili tha se kryesia e VLEN-it do të diskutojë se kë do të mbështesë në raundin e dytë. Qytetarët e Bërvenicës janë shprehur qartë. Në këtë pikë nuk bëhet më fjalë për qëndrimin e subjekteve politike. Zërin e kanë dhënë qytetarët dhe ne duhet vetëm ta dëgjojmë atë”, deklaroi Sela.
Nesër në orën 09:00, Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri…
MPB njofton se janë djegur dy automjete në Shkup, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale."Më 19.10.2026 rreth orës 01:20, nga…
Franca po përballet me një valë të fortë trazirash, ndërsa qeveria po shqyrton masa të reja për të frenuar dhunën…
Donald Trump ka komentuar valën e protestave dhe trazirave në disa vende të Europës, duke ia atribuar tensionet politikave të…
Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo, po përballet me probleme të mëdha financiare, ndërsa në skenë ka dalë mundësia…
Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Fenerbahçe, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve më produktivë…