maqedoni

Samiti/ Mexhiti pret Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës

Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka mirëpritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mexhiti shkruan se kjo pritje ishte një shenjë respekti dhe vlerësimi dhe thekson se kanë biseduar për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës.

Postimi i Izet Mexhitit:

Sot prita në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili do të jetë nesër në Takimin e lidershipit, BE-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes. E mirëprita si mik, si vëlla, si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë. Kjo pritje ishte një shenjë respekti dhe vlerësimi për lidhjet që na bashkojnë, për qasjen e përbashkët që kemi ndaj sfidave të rajonit, dhe për besimin që ndajmë në të ardhmen tonë evropiane. Biseduam shkurt, me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin. Mirë se erdhe, Albin!

të fundit

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…

7 minutes ago

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…

17 minutes ago

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…

42 minutes ago

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…

45 minutes ago

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…

58 minutes ago

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë…

1 hour ago