Reformat duhet të vihen në jetë dhe të sjellin ndryshime që ndihen në përditshmërinë e qytetarëve, në mënyrë që të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian. Këtë e ka theksuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, duke njoftuar për takimin e sotëm mbi Agjendën e Reformave.
Sipas tij, diskutimet u përqendruan te ecuria e kësaj agjende, aktivitetet në vazhdim dhe prioritetet, si edhe te ritmi i realizimit të masave të parashikuara. Sali vuri në dukje përgjegjësinë për të siguruar që secili institucion t’i kryejë detyrimet brenda afateve, duke punuar me synime të përcaktuara qartë dhe në bashkërendim të vazhdueshëm.
None found
Ai nënvizoi se Ministria për Çështje Evropiane vijon angazhimin për ta çuar përpara procesin me arritje të matshme, të cilat përfshijnë rritjen e efikasitetit të institucioneve, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillim ekonomik.
Për Bekim Salin, realizimi i Agjendës së Reformave përfaqëson një investim si në besimin e qytetarëve, ashtu edhe në të ardhmen evropiane të vendit.
Klisman Cake gjeti golin e parë sezonal në ndeshjen që Akhmat Grozny fitoi 1-0 përballë Rodinas, e vlefshme për javën…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor…
Që nga fillimi i këtij shekulli, Manchester United ka bërë disa transferime të diskutueshme, por largimi i Sir Alex Fergusonit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovës në Poloni, ku të shtënat me armë zjarri në Sheshin Kryesor…
Të rinjtë vijojnë aksionin e tyre kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Të angazhuar, teksa protestojnë para Kryeministrisë,…
Janë mbyllur katër ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 7-të, të cilat nisën prej orës 13:30…