Categories: maqedoni

Sali: Anëtarësimi në BE duhet të mbështetet te drejtësia, parashikueshmëria dhe meritat

Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, u takua me Heleen Bakker, zëvendësministre e Mbretërisë së Holandës për çështjet e Bashkimit Evropian. Bisedimet u përqendruan te rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, reformat që duhen zbatuar dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të kabinetit të tij, Sali falënderoi Holandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj perspektivës evropiane të vendit. Ai vlerësoi gjithashtu ndihmën holandeze për forcimin e shtetit ligjor, institucioneve demokratike dhe aftësive administrative.

Gjatë takimit u veçua rëndësia e programit holandez MATRA për transformim shoqëror, veçanërisht për kontributin e tij në fushën e sundimit të ligjit, si dhe mundësitë që krijon shkëmbimi i ekspertizës mes institucioneve.

Sali paraqiti ecurinë e Agjendës së Reformave dhe përparësive të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se integrimi me hapa gradualë duhet të sjellë rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset, si dhe të nxisë ritëm më të shpejtë reformash në funksion të anëtarësimit të plotë.

Ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të zhvillohet mbi kritere të qarta dhe të jetë proces i drejtë, i parashikueshëm e i bazuar në merita, ku të vlerësohen reformat dhe rezultatet konkrete.

Palët shqyrtuan gjithashtu mënyra për të thelluar bashkëpunimin në forcimin e institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

të fundit

Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…

2 minutes ago

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Xhudistët  e rinj  të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…

6 minutes ago

Atmosferë elektrizuese në Prizren, Liria epërsi ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…

6 minutes ago

338 fines since the launch of the anti-violence package, how much does the bill “weigh” for protesters? Only 3 of them reach the value of 5 million leks

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

20 minutes ago

NATO convenes North Atlantic Council on Monday after air incident with three Russian objects in Poland

NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…

21 minutes ago

Korça commemorates its 12 delegates to the Congress of Manastir, exhibition brings historical documents and photographs for the first time

Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua…

21 minutes ago