Edhe pse çmimet në markete aktualisht nuk kanë pësuar ndryshime dhe mbeten në nivele të larta, rritja e karburanteve mund të sjellë kosto më të mëdha për transportin dhe, rrjedhimisht, shtrenjtim të produkteve. Këtë paralajmërim e bëri ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
None found
Autoritetet e inspektimit të tregut do të ndjekin nga afër ndryshimet në marzhet e tregtarëve. Kontrollet do të synojnë të përcaktojnë nëse rritjet e mundshme të çmimeve lidhen vetëm me shpenzimet e shtuara apo nëse kompanitë po zgjerojnë edhe fitimet e tyre. Në rast se konstatohet rritje e pajustifikuar e marzhit bruto të fitimit, Durmishi tha se do të ketë ndërhyrje.
“Është normale që rritja e çmimit të naftës të ketë ndikim, por përmes mekanizmave administrativë që disponojmë do të ndërhyjmë nëse rritet marzhi bruto i fitimit. Kontrollet do të përsëriten. Jemi përballë një krize botërore, jo vetëm në vendin tonë, ndërsa sa i përket çmimeve, në rajon vijojmë të jemi më të lirët”, deklaroi Durmishi.
Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e tregtisë po kërkojnë rishikimin e Ligjit për Praktikat e Padrejtëta Tregtare, në mënyrë që t’u rikthehet mundësia për t’ua kthyer furnizuesve mallrat e pashitura.
Ministri bëri të ditur se do të zhvillojë një takim me tregtarët, por nënvizoi se përpara çdo amendimi të ligjit duhet të vlerësohet madhësia reale e humbjeve që ata pësojnë nga produktet e pashitura. Meqë legjislacioni aktual është përshtatur me rekomandimet evropiane, ndryshimet do të kërkojnë diskutime edhe me Bashkimin Evropian.
Ndryshimet e planifikuara në Ligjin për Praktikat e Padrejtëta Tregtare parashikojnë gjithashtu shtim të ndjeshëm të gjobave, të cilat në raste të caktuara mund të rriten deri në dhjetëfish.
Prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi edhe masa për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore. Tregtarët me shumicë duhet t’i reduktojnë çmimet me të paktën 10 për qind, ndërsa në shitjen me pakicë ulja minimale duhet të jetë 15 për qind. Për shkelësit e kësaj mase janë parashikuar gjoba.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka takuar sot Blanca Hereza Atienza, udhëheqësen e…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar shumicën parlamentare për moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se kjo situatë e ka…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me kolegët e saj nga partia, nga salla e Kuvendit kanë kërkuar vazhdimin e…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar për bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe…
PD ka denoncuar një tjetër situatë që lidhet me kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit…
Hëna e plotë e gushtit nuk ishte i vetmi spektakël që mund të shijohej në qiellin e natës të enjten…