maqedoni

Rrëzohet avioni në Mavrovë, plagosen dy persona nga Kosova

Dy persona, shtetas të Kosovës, janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se shtetasit e Kosovës Xh.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor. Avioni i vogël, sipas këtij institucioni, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, afër digës Kanali i Beliçit, në orën 12:35.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P. dhe D.M., i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, tha ky sektor.

Të lidhura

None found

D.M., sipas sektorit të MPB-së, u tha policëve që dolën në vendngjarje se avioni që ai drejtonte kishte një problem në motor dhe ai më pas ateroi në liqen.

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje dolën ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave për ndërhyrje të shpejtë dhe Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i markës Piper mund të transportojë deri në katër persona. Fluturakja e rrëzuar është prodhuar në vitin 1961 dhe është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara në emër të D.M.

Fluturakja që u rrëzua kishte qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe kishte marrë pjesë edhe në ngjarje të aviacionit, sikurse një shfaqje ajrore e organizuar në Shkup më 2023./REL

të fundit

Greenpeace protests at COP31 with a giant “Trojan horse” against plastic

Instalacioni gjigant, i mbushur me mbetje plastike, është vendosur në Antalia të Turqisë, në kuadër të një proteste simbolike të…

25 seconds ago

CIA 2”? Germany expands intelligence services’ powers to operate abroad

Bundestagu gjerman ka miratuar një reformë të rëndësishme të shërbimeve sekrete vendase cila u jep atyre kompetenca më të gjera…

40 seconds ago

Zemaj responds to Nagavci: The facts about healthcare are real, and he also demands accountability for education

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, duke thënë se kritikat…

57 seconds ago

Hertica calls for Banjska to remain in the international spotlight and Serbia to be held accountable

Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në…

1 minute ago

46-year-old from Negotina dies after falling from a stable roof

Më 13.11.2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata me lëndime…

1 minute ago

Nikolloski: Kičevo–Ohrid motorway to be fully completed by the end of May

Autostrada Kërçovë-Ohër po ndërtohet me dinamikë të shkëlqyer. Segmenti nga fshati Izvor i Kërçovës deri në fshatin Vërbjan në komunën…

2 minutes ago