maqedoni

RMV, Xhaferi: Miratimi i amendamenteve kushtetuese mund të zgjasë së paku katër muaj e gjysmë

Para se ta dërgojë në Qeveri, Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, është duke e shqyrtuar propozim-iniciativën për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe popujt e tjerë do të përfshihen në Preambulën e Kushtetutës.

Nga Мinistria e Drejtësisë saqruan se Propozim-iniciativa kontrollohet nga aspekti teknik, pas së cilës do të përkthehet në gjuhën shqipe. Pas shqyrtimit nga Ministria e Drejtësisë, Propozimi-Nisma për ndryshime kushtetuese do t’i dërgohet Qeverisë. Pasi të jetë gati përfundimisht, do të dërgohet në Qeveri. Pas shqyrtimit dhe miratimit nga ana e Qeverisë propozim-iniciativa do t’i kalojë Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pret që Qeveria në ditët në vijim të paraqesë në Kuvend nismën për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për të arritur qëllimin strategjik të Maqedonisë së Veriut, që është anëtarësimi në BE. Xhaferi sot në takim me gazetarët tha se procesi i miratimit të amendamenteve kushtetuese mund të zgjasë së paku katër muaj e gjysmë, e më së shumti deri në gjashtë muaj.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT

“Ky nuk është vetëm interesi i shumicës qeverisëse, por interesi i shtetit. Çdo vonesë do të sjellë vetëm një zgjidhje më të keqe nga ajo që e kemi tani dhe besoj se duhet ta marrim vendimin politik dhe çmimin për gjeneratat e ardhshme. Konsensusi është i pashmangshëm në këtë procedurë, sepse për të miratuar nevojën e ndryshimeve kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, ose më mire, duhet të votojnë 80 deputetë”

Më 26 maj, grupi punues për ndryshime kushtetuese miratoi Propozim-iniciativën për ndryshimet kushtetuese, sipas së cilës përveç popullit bullgar, në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut,  përfshihen edhe populli kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptian.  Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha të shtunën se Qeveria me vëmendje të madhe do ta përcjell Propozim-iniciativën për ndryshime kushtetuese, sepse siç tha ai, ky është procesi më i rëndësishëm për momentin në vend.  Tema e amendamenteve kushtetuese do të jetë në tryezë në takimin e Kovaçevskit me liderin e opozitës Hristijan Mickoski, i cili u iniciua nga kryeministri./shenja

të fundit

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

53 seconds ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

5 minutes ago

“Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale me postimin e fundit ku shfaqet përkrah vajzës së…

11 minutes ago

Kanosi një gjyqtar të Lushnjes, ekstradohet nga Italia Hajrulla Xhivini

42-vjeçari, Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Mësohet se Xhivini ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në shkurt…

34 minutes ago

Sulmi ndaj zyrës së delegacionit të BE në Kiev, Von der Leyen: Putin të ulet në tryezën e negociatave! Telefonova Trump dhe Zelenskyn

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije në rrjete sociale se pas sulmit masiv në Kiev…

54 minutes ago

Era Istrefi në gjendje jo të mirë shëndetësore, fansat shqetësohen për këngëtaren

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka ngritur shqetësim mes fansave të saj pas një postimi në rrjetet sociale, ku tregon…

1 hour ago