Pas ankesave të qytetarëve për shtimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera, Qyteti i Shkupit ka bërë të ditur se dezinsektimi është përgjegjësi e tij.
Sipas njoftimit, gjatë dy muajve të fundit janë realizuar tre trajtime ajrore kundër mushkonjave, duke përfshirë si fazën larvore, ashtu edhe mushkonjat e rritura.
None found
Po ashtu, autoritetet paralajmërojnë se në ditët e ardhshme pritet të zhvillohen edhe trajtime shtesë nga toka kundër mushkonjave, në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Në njoftimin e plotë thuhet: “Dezinsektimi, pra spërkatja kundër mushkonjave është nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit dhe deri më tani në dy muajt e fundit janë kryer tre spërkatje kundër mushkonjave larvicide dhe kundër mushkonjave të rritura, dhe kjo është kryer nga ajri. Gjatë ditëve të ardhshme, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, po bëhen përgatitje për të kryer spërkatje në terren (nga toka) kundër mushkonjave. Nuk kemi marrë asnjë ankesë nga ndonjë vendbanim specifik për praninë e shtuar të insekteve”.
Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se mbeten në dispozicion të qytetarëve dhe, nëse paraqitet nevoja, do të konsultohen me institucionet kompetente shëndetësore që kanë staf entomolog, përkatësisht Qendrën për Shëndet Publik – Shkup.
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…