maqedoni

Qyetarët e Maqedonisë së Veriut nuk presin vendi të nis negociatat me BE-në

Shumica e qytetarëve nuk presin që vendi përfundimisht të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, edhe pas intensifikimit të aktivitetit diplomatik në periudhën e fundit. Disa të anketuar fajësojnë Brukselin, ndërsa të tjerët fajësojnë autoritetet vendase, shkruan Alsat.

P: A prisni që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në?

Jo. As që meritojmë me një qeveri të këtillë”.

Sepse Bashkimi Evropian nuk na do… Pas 20 vitesh e ndryshuam edhe emrin dhe nuk ka asgjë nga kjo”.

“Qytetarët as që e mendojnë këtë, aspak. Jo.

Gjithçka varet se për cilat ultimatume bëhet fjalë”.

Në ndërkohë, Brukseli tashmë e ka caktuar qershorin si afat kur pret të mbahet seanca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë, me çka edhe praktikisht do të nisnin negociatat për anëtarësim. Komisioneri i BE-së Josep Borrell tha se nëse nuk fillojnë negociatat, BE do të shkaktojë një krizë serioze në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor. Komisioneri i BE-së Oliver Varhei tha më parë se tre javët e ardhshme janë vendimtare për një marrëveshje të mundshme midis Shkupit dhe Sofjes. Pas vizitës së tij në Bullgari, si dhe një rezolute të Parlamentit Evropian që bën thirrje për një “pajtim historik” midis dy vendeve, kryeministri bullgar Kiril Petkov i bëri thirrje Presidentit Rumen Radev që të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me një pikë të vetme në rendin e ditës – dialogu me Shkupin.

Nga kabineti i Presidentit nuk ka përgjigje zyrtare, por sekretari i Radevit ka shkruar në Facebook se qëndrimet e Sofjes dihen prej kohësh dhe nuk ka nevojë për një Këshill të ri. Disa parti opozitare bullgare dyshojnë se thirrja e Petkovit është një përpjekje për të ndryshuar pozicionet negociuese. Në anën tjetër, Petkov nuk ka mbështetje nga partnerët e koalicionit.

“Nuk e di nëse Radev do ta thërrasë Këshillin. Dhe pse ta thërrasë kur tashmë ka një pozicion, të mbështetur nga të gjitha partitë? Do të jemi vërtet ekstremë në preket interesi kombëtar bullgar”, tha Stanislav Balabanov – deputet i ITN

Epilogu përfundimtar i bisedimeve Shkup-Sofje do të bëhet i ditur në fund të qershorit, kur është caktuar edhe Samiti i BE-së. Nëse bllokada për Maqedoninë mbetet, zyrtarët vendas kanë thënë se do të harxhohet kapitali i konsiderueshëm politik i investuar deri më tani në bisedimet me Sofjen dhe se do duhet të rihapet debati se çfarë të bëhet më pas. /Alsat.mk

të fundit

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…

1 hour ago

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…

1 hour ago

Natë tmerri nga zjarret në Delvinë/ 10 persona asfiksohen nga tymi, zhvendoset përkohësisht spitali. Situata vijon kritike, qyteti pa drita

Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…

1 hour ago

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…

2 hours ago

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

2 hours ago

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…

2 hours ago