Categories: maqedoni

QMK: Zjarri në Nikushtak vijon të jetë i pakontrolluar, mund të ndërhyhet nga ajri

Zjarri që ka përfshirë zonën pranë fshatit Nikushtak, në Komunën e Likovës, vazhdon të jetë aktiv, ndërsa ekipet në terren po përpiqen ta lokalizojnë dhe shuajnë atë.

Të lidhura

None found

Sipas raportit të mëngjesit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, drejtori Stojançe Angelov bëri të ditur se zjarri në territorin e Nikushtakut është jashtë kontrollit.

Gjatë ditës së djeshme, në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe avionët „Air Tractor“, të cilët hodhën gjithsej 81 tonë ujë.

Në vendngjarje ndodhet edhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, i cili po ndjek dhe koordinon nga afër masat për menaxhimin e situatës.

Operacioni përfshin ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Kumanovës, të pajisura me tri automjete kundër zjarrit, pjesëtarë të Pyjeve Nacionale, komandantin e Stacionit Policor në Mateç, pjesëtarë të policisë, drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe banorë të fshatrave përreth.

Qendrat dhe ekipet e angazhuara po veprojnë të bashkërenduara, me synim frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve bashkë me pronat e tyre.

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, deklaroi se puna në terren po drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe se ekipet po angazhohen maksimalisht për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se, nëse kushtet meteorologjike e lejojnë, gjatë ditës mund të kryhet edhe ndërhyrje nga ajri për ta lokalizuar zjarrin sa më shpejt.

Komuna e Likovës ka shprehur mirënjohje për të gjitha ekipet dhe qytetarët që po ndihmojnë në përballimin e situatës.

Tags: Qmk maqedoni

të fundit

Trupi i pajetë i gjetur në lumin Lana në Tiranë, policia sqaron ngjarjen

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…

3 minutes ago

Largim i bujshëm te Elbasani, Ivan Gvozdenovic jep dorëheqjen pas humbjes në kampionat

Abissnet SuperioreSipas raportimeve të fundit në media, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka dhënë dorëheqjen te verdheblutë dhe tashmë është…

8 minutes ago

Të shtëna me armë në Saraj, lëndohet një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…

23 minutes ago

Bylis B dominon pjesën e parë, ndërsa Butrinti – Albpetrol mbyllet me dy kartonë të kuq dhe shumë të verdhë

Kategoria e DytePo luhen 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në Grupin B, java e 4-të [...]Read More...

26 minutes ago

VIDEO/ Jam femër, nuk po lëviz! Policia u merr me forcë çantat e shpinës studentëve

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…

29 minutes ago

Shala u bën thirrje klubeve, federatave dhe OJQ-ve të fuqizojnë kapacitetet për sponsorizimin në sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…

32 minutes ago