Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftoi se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar gjithsej 29 vatra zjarri në natyrë. Prej tyre, gjashtë mbeten ende aktive, një është vënë nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht.
None found
Në zonën e Studeniçanit, midis fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber, ku po digjet një pyll i përzier, zjarret vazhdojnë të jenë aktive.
Në territorin e Makedonski Brodit, janë aktive vatra zjarri pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol e Lokvicë; aty janë prekur bimësia e ulët, shkurret dhe pyjet me kërcell të ulët.
Zjarri që u ndez pranë fshatit Selp në Veles dhe lokalitetit Gorno Selo ka vijuar përhapjen drejt fshatrave Dobrino dhe Tisovicë në Zelenikovë, ku po dëmtohen bimësia e ulët dhe pyjet e lisit e të shkozës. Po ashtu, vatra midis Kopancës dhe Tudencës në rajonin e Jegunovcës është ende aktive dhe po shtrihet drejt fshatit Bojanë të Sarajit.
Ndërkohë, zjarret pranë fshatrave Borino dhe Zitoshe në afërsi të Krushevës, si dhe ai pranë Konopnicës në Kriva Pallankë, janë fikur tërësisht. Në këto zona, dëmet kanë përfshirë pyjet me pisha, bimësinë e ulët dhe shkurret.
Ndërsa vatra e zjarrit midis fshatrave Aldanci dhe Norovo në zonën e Krushevës, ku po digjen bimësia e ulët dhe një pyll lisi me kërcell të ulët e të degraduar, ndodhet nën kontroll. Këtë e përcjell Zhurnal.mk.
Martin Odegaard ka shprehur kënaqësinë për paraqitjen e Arsenalit në finalen e Community Shield, ku “Topçinjtë” mposhtën bindshëm Manchester Cityn…
Autoritetet irakiane njoftuan sot sekuestrimin e më shumë se 26 milionë dollarëve vash dhe më shumë se 60 kilogramëve ari,…
Papa Leo bëri sot thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, në një kohë…
Një zjarr i madh shpërtheu në qendrën më të madhe të shpërndarjes së platformës ruse të tregtisë elektronike Wildberries, në…
Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosje me thikë në portin e…
Një person është gjetur i pajetë në baensën e tij në Mallkeq të Vlorës. Dyshohet se 69-vjeçari ka qëlluar veten…