maqedoni

Qeveria e re maqedonase drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i katër partive politike shqiptare, VLEN, thonë se kanë përfunduar bisedimet për bashkëqeverisje dhe për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, por marrëveshja nuk do të bëhet e ditur pa mbylljen e bisedimeve edhe me lëvizjen ZNAM, një parti që pritet gjithashtu të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm.

Bazuar në prononcimet e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së, marrëveshja do të bëhet e ditur pas konstituimit të Kuvendit të ri, më 28 maj. Pas mbledhjes së Kuvendit, kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski, në afat prej 10 ditësh duhet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re nga presidentja e shtetit, Gordana Silanovska-Davkova.

Të lidhura

None found

“Bisedimet janë në një fazë të avancuar, por ende nuk kemi marrëveshje finale dhe derisa nuk e kemi një gjë të tillë, nuk do të mund të japim detaje. Bisedimet po zhvillohen për të gjitha çështjet, ndarjen e resorëve, por mbi të gjitha, për kuadrot që duhet të jenë të pranueshëm dhe të gatshëm të punojnë mbi parimet bazë të punës së Qeverisë së re”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Detaje nuk kanë dhënë as partitë politike shqiptare duke ia lënë këtë kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Jozyrtarisht bëhet e ditur se partitë shqiptare që tani janë në opozitë, në Qeverinë e re do të drejtojnë gjashtë ministri; shëndetësinë, ekonominë, ambientin jetësor, sistemin politik, punën dhe politikën sociale, një ministër parësor, si dhe një zëvendëskryeministër. Pjesë e bisedimeve është edhe Sekretariati për Çështjeve Evropiane.

Partitë shqiptare në Qeverinë e re, siç bëhet e ditur, do të kenë edhe gjashtë zëvendësministra në Ministrinë e Arsimit, atë të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes. Arben Taravari nga koalicioni VLEN nuk i ka hedhur poshtë këto të dhëna që tashmë përmenden në media dhe në opinionin e gjerë.

“Mund të them se 95 për qind e zgjidhjeve kadrovike, për të cilat kemi rënë dakord tanimë, janë rrotulluar (raportuar) nëpër media. Besoj se këtyre ditëve do të bëhen publike pasi ajo [VMRO DPMNE-ja] synon të ketë mbi 80 vota në shumicën e re qeveritare, kështu që fjala përfundimtare është te mandatari i ardhshëm”, ka thënë Taravari.

Në rast se bisedimet mbyllen me sukses, këto tri subjekte politike do të kenë një shumicë parlamentare prej 78 deputetësh, por VMRO DPMNE-ja synon numrin prej 83 deputetëve apo dy të tretat për t’i miratuar ligjet që kërkojnë këtë shumicë të votave.

Partitë shqiptare, bazuar në prononcimet e tyre, do të udhëheqin edhe me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që pritet të konstituohet të martën, më 28 maj. Në këtë pozitë pritet të emërohet Afrim Gashi nga parti Alternativa, që është pjesë e koalicionit VLEN.

Gashi në një prononcim për mediat nuk e ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se “me rëndësi është që shqiptarët do të vazhdojnë të kryejnë një nga tri funksionet më të rëndësishme në shtet”, që nënkupton se kryetar i Kuvendit do të zgjidhet një shqiptar. Bazuar në paralajmërimet e VMRO DPMNE-së, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjidhet më së voni deri më 20 qershor./REL

të fundit

Mirlind Daku vlerësohet me notën “10” dhe zë i vetëm vendin e sulmuesit në formacionin e javës në Rusi

Mirlind Daku Mirlind Daku shkëlqeu sërish në fushë, ndërsa i mjaftuan vetëm 26 minuta për të shënuar dy gola [...]Read…

3 minutes ago

Mourinho konfirmon vendimin për Viniciusin para sfidës ndaj Leipzigut

Jose Mourinho ka konfirmuar se Vinicius Junior do të jetë titullar në ndeshjen e së mërkurës ndaj Leipzigut në Ligën…

8 minutes ago

Pamje të paqarta në VAR, Arda Guler shmang kartonin e kuq pas incidentit të diskutueshëm

Arda Guler i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të kuq pas një incidenti të diskutueshëm, pasi pamjet televizive nuk arritën…

8 minutes ago

“Shokët na janë larguar në Angli”/ Gjimnazisti denoncon dhunën policore: Na kanë rrahur, efektivët kontrollojnë të rinjtë në shesh

Studentë dhe gjimnazistë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në ditën e shtatë të protestave të tyre, duke…

14 minutes ago

AUV vijon kontrollet e posaçme në tregjet e gjelbra; asgjësohen mbi 5 tonë ushqime

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se vazhdon të kryejë kontrolle të intensifikuara të jashtëzakonshme inspektuese në tregjet e…

16 minutes ago

Të rinjtë në Lezhë bojkotojnë sërish mësimin, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

Këtë të hënë, një grup të rinjsh në Lezhë, kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët…

25 minutes ago