maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton masa të reja për energjinë

Rreth 1,500 subjekte paguajnë për 50% fatura më të shtrenjta të rrymës për shkak se nuk kanë të lidhur asnjë kontratë për furnizim me energji elektrike.

Nga këto rreth 500 janë institucione shtetërore, qindra ndërmarrje publike e organe shtetërore që paguajnë 600 euro për megavat orë, borxhe të cilat shteti planifikon ti subvencionoj.

Të lidhura

None found

Për të zbutur këtë krizë, Qeveria miratoi dy masa që nga 15 tetori-15 prill të fiksoj në 10% marzhën për tregtinë e energjisë elektrike si dhe furnizuesi përfundimtar, siç është EVN, do të tarifojë një marzhë prej 20% në vend të 50% sipas rregullit të KRRE-së, për këto subjekte që janë në treg të lirë pa kontrata.

“Kemi kërkuar që të zvogëlohet marzha e furnizuesit në rast të fundit, i cili nga 50% të bëhet në 20%, për fat të keq një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve publike, qofshin institucione të pushtetit qendror apo lokal, e kam patjetër ta them se shumica janë nga pushteti lokal, edhe pse jemi në shtator ende nuk kanë lidhur kontrata për furnizim me energji elektrike që automatikisht e rëndojnë buxhetin e tyre”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Në mesin e tyre ka shumë shkolla fillore e të mesme, ndërmarrje publike, institucione kulturore e organe shtetërore që sipas raportit të KRRE-së fatura e konsumatorit përfundimtar është ndërmjet 30-40 mln €. Por, Ministri Bekteshi nuk ka shifër të saktë të borxhit të llastuar dhe sa prej tyre janë shkyçur nga rrjeti.

“Të jem i sinqertë nuk ashtu të dhëna nuk kam për momentin sepse ato i ka EVN. Sa jam informuar shumica i paguajnë faturat, por nuk bëhet fjalë sa janë shkyçur nga rrjeti, me rëndësi të mos shpenzojnë palidhje buxhetin kur kemi tjera opsione. Vlerësimet e dëmit të shkaktuar në buxhet nuk janë bërë për shkak se shumica prej atyre institucioneve, për fat të keq, janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Pa filluar sezoni i ngrohjes do të publikohen emrat e të gjitha subjekteve publike e private që kanë ndjekur rekomandimet e resorit për të kursyer energjinë elektrike, dhe ato që nuk kanë respektuar masat parashikohen të japin përgjegjësi, që në këtë rast rreth 500 drejtor publik për neglizhencë të lidhjes së kontratave për furnizim me energji elektrike kanë fatura më të shtrenjta borxh, të cilat do të paguhen nga taksapaguesit ose do të subvencionohen pjesërisht nga buxheti i shtetit./ Alsat.mk

të fundit

Rikthehen përplasjet para Kryeministrisë, policia shoqëron protestues dhe përdor spraj djegës

Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë rinisur shoqërimin e protestuesve, në…

4 minutes ago

El Clasico i 265-të: Barcelona kërkon rekord, Real Madridi synon të ngushtojë diferencën

Barcelona dhe Real Madridi përballen në El ClAsicon e 265-të, në një duel që mund të ketë ndikim të madh…

5 minutes ago

Protesters throw stones at Parliament’s Presidium

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit Lajm në përditësim… The post Protestuesit hedhin gurë në drejtim të…

17 minutes ago

Policia ndërhyn ndaj protestuesve në Tiranë, autoboti i ujit del në bulevard, hidhet gaz lotsjellës dhe largohen mediat

Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore…

17 minutes ago

Protests continue in Tirana, Rama warns of fines for demonstrations that descend into violence

REUTERS Protestuesit mbushën rrugët e Tiranës të dielën, disa orë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi masa të reja për të…

17 minutes ago