Gjykata Penale e Shkupit bëri të ditur se më 27 maj të këtij viti ka marrë një vendim për hedhjen poshtë të aktakuzës në lëndën e njohur si “Total”, të trashëguar nga ish-Prokuroria Speciale Publike. Prokurori publik, në përfundim të shqyrtimit, u tërhoq plotësisht nga padi.
None found
Në këtë proces gjyqësor, që zhvillohet qysh prej tetorit të vitit 2017, gazetari Dragan Pavloviq-Latas dhe tre persona juridikë me seli në Shkup ishin akuzuar për veprën “Shmangie Tatimore”.
Për shkak të zhvendosjeve të kompetencave ndërmjet prokurorive gjatë gjithë rrjedhës së çështjes, procesi është rinisur disa herë. Në seancën më të fundit, përfaqësuesi i prokurorisë deklaroi se nuk do të vijonte më tej ndjekjen penale ndaj të pandehurve. Ai u mbështet në gjetjet e ekspertëve, duke bërë ndryshime në aktakuzë dhe duke vlerësuar se për dy nga personat juridikë nuk gjendeshin elementet e përbërjes ligjore të “Shmangies Tatimore”.
Sa u përket subjektit të tretë juridik dhe të akuzuarit Latas, prokurori konstatoi se kishte ndodhur parashkrimi absolut i ndjekjes penale. Për rrjedhojë, gjykata zbatoi normat përkatëse ligjore dhe nxorri këtë vendim. Aktgjykimi, i datës 25 qershor 2026, është i formës së prerë dhe përmbledhja e anonimizuar e tij do të publikohet së shpejti në faqen zyrtare të gjykatës.
Çështja “Total” kishte në themel dyshimet për evazion fiskal nga ana e Latasit, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të kompanive “Total” DOOEL Shkup, “Mediamax” dhe “Total Media Centar” DOOEL Shkup, që ofrojnë shërbime marketingu dhe konsulence.
“Persona non grata”, u shpall nga Kosova, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq. Paunoviq ka…
Klubi kryeqytetas, Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Assane Diattas, duke shtuar një tjetër përforcim në organikën e skuadrës për sezonin…
Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, nuk u ka kërkuar ende falje shqiptarëve të Kosovës për…
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve të djeshme që është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, për…
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në "Facebook", deputetja Elisa Spiropali, ka publikuar një mocion të dorëzuar në…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, me…