maqedoni

Propozimi francez kalon filtrin e parë në Sofje

Propozimi francez me 11 vota pro u miratua në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme dhe së shpejti do të jetë në seancë plenare.

Propozimi i presidentit Makron do t’u paraqitet deputetëve vetëm me një amendament, të propozuar nga deputeti Hristo Ivanov.

Të lidhura

None found

“Propozimi ynë është që të përfshihen referenca në konkluzionet e Këshillit, në mënyrë që të kemi një garanci se në kornizën, të cilën Bullgaria do ta votojë drejtpërdrejt, do të kemi mundësinë të kontrollojmë atë që është përmbushur nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Hristo Ivanov – President i DB

Partitë që tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin propozimin francez, thonë se është e panevojshme që Sofja të deklarohet.

“Pas deklaratës së kryeministrit maqedonas, nuk e di pse po i bëjmë këto përpjekje për momentin, sepse ata e kanë thënë qartë se duan përcaktim të qartë të gjuhës maqedonase dhe i refuzojnë çështjet historike”, deklaroi Toshko Jordanov – deputet nga KPT.

“Unë nuk mendoj se duhet të nxitojmë për interesat e shtetit, sepse pala kundërshtare nuk e pranon gjithsesi propozimin francez”, u shpreh Georgi Mihajlov – deputet i BSP-së.

Debati në Komision filloi me dëgjimin e ministres së Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Ajo tha se Protokolli dypalësh ndërmjet dy vendeve devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian.

Duke ndarë detaje, ajo shtoi se Sofja nuk mund ta njohë gjuhën maqedonase, ndaj do të japë deklaratën e saj të njëanshme për gjuhën, sepse në kuadër të negociatave nuk ka standarde shtesë për gjuhën maqedonase, e cila gjithashtu nuk është në përputhje me qëndrimet bullgare.

“Është joreale të pritet që vendi ynë të jetë në gjendje të bindë të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së që të mbështesin qëndrimin tonë. Maqedonia e Veriut parasheh miratimin e kornizës negociuese në Parlamentin e saj dhe për këtë është me rëndësi të madhe që të mos kenë asnjë koment për gjuhën maqedonase, në thonjëza, në kornizën negociuese, për të cilën ka mbështetje nga shumë anëtarë të BE-së”, tha Teodora Gençovska – Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Ndryshe seanca e radhës plenare e Kuvendit të Bullgarisë është caktuar për në orën nëntë të mëngjesit, ku pritet të hidhet në votim propozimi francez. Partitë që thanë se do të votojnë “pro” kanë gjithsej 176 deputetë./Alsat.mk

të fundit

Netanyahu kërkon verifikim të plotë të sigurisë në fluturimet e huaja drejt Izraelit pas incidentit me Flydubai

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një kontroll të plotë të masave të sigurisë që zbatohen në fluturimet civile të…

12 minutes ago

Rikthehet “Portokalli” me Agron Llakajn, ja kur mund ta ndiqni drejtpërdrejt

Ka nisur këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel spektakli më i madh i humorit “Portokalli”. [...]Read More...

13 minutes ago

Jo në emrin tim” qëndron gjatë natës para Kuvendit, nesër protesta nis në orën 08:00

“Jo në emrin tim” njoftoi se sonte gjithë natën do të qëndrojnë para dyerve të Kuvendit, ndërsa nesër do të…

15 minutes ago

Hofreiter: SPAK-u duhet të veprojë pa presion politik, lufta kundër korrupsionit vendimtare për integrimin në BE

Shqipëria synon të përfundojë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian në vitin 2027, por për të arritur këtë…

16 minutes ago

Aksident në Ksamil, 28-vjeçari përfundon në spital pas daljes së motorit nga rruga

Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të diele në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për…

24 minutes ago

Iotova: Dialogue with North Macedonia, but not under pressure from ultimatums

Bullgaria është e gatshme për dialog me Maqedoninë e Veriut, por pa ultimatume dhe pa lëshime nga politika evropiane.Presidentja bullgare…

36 minutes ago