Categories: maqedoni

Propozim-ndryshimet për Kodin Zgjedhor dorëzohen në Kuvend, LSDM paralajmëron bllokadë

Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor kanë mbërritur në Kuvend. Sipas zgjidhjes së paraqitur, numri i zonave zgjedhore mbetet i pandryshuar, pra gjashtë, ndërsa nuk parashikohen as lista të hapura. Diaspora do të trajtohet si zonë e shtatë dhe votimi i saj do të realizohet online përmes KSHZ-së, e jo nëpërmjet ambasadave.

Të lidhura

None found

Këto dispozita, megjithatë, do të hyjnë në fuqi nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2029. Propozimet janë firmosur nga OBRM-PDUKM, VLEN, ZNAM dhe BDI.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, bëri të ditur se partia e tij do ta pengojë miratimin e Kodit Zgjedhor të propozuar. Sipas tij, ai përmban zgjidhje të rënda që nuk janë as evropiane dhe as demokratike, ndërsa lënë hapësirë për keqpërdorime në procesin zgjedhor.

“Ky Kuvend nuk duhet të miratojë një ligj të tillë. Ne do ta bllokojmë atë sepse qytetarët meritojnë të kenë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik, dhe jo atë të kontrolluar që Hristijan Mickoski nisi ta vendoste duke ndjekur shembullin e mentorit të tij, padyshim një idhull, Nikolla Gruevski. Ne do ta bllokojmë këtë ligj në Kuvend”, tha Filipçe.

të fundit

Gërvalla kërkon angazhim konkret institucional për barazinë gjinore

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar se Agjenda Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030 përbën një…

5 minutes ago

Ruzhin: Maqedonia e Veriut po i përmbahet kursit amerikan për çështjen e Palestinës

Ish-ambasadori dhe diplomati Nano Ruzhin thotë se Maqedonia e Veriut po ndjek linjën amerikane lidhur me çështjen e Palestinës."Mendimi im…

5 minutes ago

KEDS-i: Era dëmtoi rrjetin elektrik, në vijim puna për normalizimin e furnizimit

KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit…

16 minutes ago

Kontroll i papritur në qelinë e Erion Veliajt pas letrës drejtuar Belinda Ballukut/ Reagon kryebashkiaku: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot

Pak minuta pasi postoi letrën drejtuar Drejtueses së PS për Qarkun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar…

34 minutes ago

Student List demands revision of agreements with Kosovo; EU recalls Serbia’s obligations

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…

40 minutes ago

Haxhiu unveils work plan for the 2027–2030 Parliamentary Agenda on women’s issues and gender equality

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…

40 minutes ago