Categories: maqedoni

Prokuroria thellon hetimin për çështjen “Botox”

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po e zgjeron procedurën hetimore që lidhet me një grup të organizuar kriminal, i dyshuar për import, shpërndarje dhe aplikim të paligjshëm të barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës së djeshme, me urdhër të prokurorit kompetent, u zhvilluan kontrolle në pesë lokacione në Shkup, përfshirë edhe dy institucione shëndetësore.

Në kuadër të këtij aksioni u arrestuan tre persona, ndërsa dy prej tyre janë mjekë.

Pas provave të siguruara, prokurori publik ka lëshuar urdhër për nisjen e procedurës hetimore kundër katër personave.

Sipas Prokurorisë, tre nga të dyshuarit ngarkohen për veprat penale “bashkim kriminal” dhe “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj”, ndërsa personi i katërt dyshohet për veprën penale “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj”.

Me kërkesë të prokurorit publik kompetent, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka vendosur masa kujdesi ndaj të katër të dyshuarve.

Ky rast ishte hapur në prill të këtij viti, kur ishte dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 17 personave fizikë dhe gjashtë personave juridikë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale “bashkim kriminal”, “cenim i të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” dhe “marrje ryshfeti”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar nëse ka përfshirje të mundshme edhe të personave të tjerë.

të fundit

Ekzekutivi në detyrë miraton 2.24 milionë euro për RTK-në

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje janë marrë dy…

4 minutes ago

Revolta e 41 kundër qeverisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen

Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara godinës së qeverisë, atmosfera në…

13 minutes ago

BE-ja shton presionin ndaj Meta-s për Instagramin dhe Facebook-un lidhur me “dizajnet që nxisin varësi”

Nga Niklas Treppner, dpa Pas një hetimi dyvjeçar, rregullatorët e BE-së kanë ngritur akuza serioze kundër Meta Group për rreziqet…

14 minutes ago

Kurti: Në bisedimet me Osmanin e Abdixhikun nuk u trajtuan emra për presidentin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin me Vjosa Osmanin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku,…

14 minutes ago

Ndihmat për shqiptarët në Luginën e Preshevës ndalen në Vranjë, autoritetet serbe në akuzë

Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer mbrapsht në pikën doganore të…

15 minutes ago

Spanja kaloi e para në avantazh, Belgjika u kundërpërgjigj – 1-1 në fund të pjesës së parë

Spanja dhe Belgjika kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1, në çerekfinalen e Kupës së Botës…

18 minutes ago