Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka hapur procedurë ndaj katër banorëve të fshatit Dobërdoll, në Komunën e Vrapçishtit, pas kallëzimit penal të paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ata dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të parashikuar nga neni 288, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
None found
Prokuroria bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 31 korrikut, gjatë një ahengu familjar të organizuar në oborrin e një shtëpie në fshat. Të dyshuarit pretendohet se kanë qëlluar në ajër me tre pistoleta dhe një pushkë, marka dhe kalibri i së cilës nuk dihen.
Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, është vënë në rrezik jeta e shumë personave që merrnin pjesë në dasmë.
Për shkak të rrethanave që sinjalizojnë mundësi arratisjeje për secilin prej tyre, prokurori publik i ka kërkuar gjykatësit të procedurës paraprake në Gostivar që të caktojë masën e paraburgimit ndaj të katër të dyshuarve. Njëri prej tyre, krahas shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka edhe shtetësi sllovene.
Leandro Paredes është rikthyer në qendër të vëmendjes për një veprim kontrovers në fushën e lojës. Mesfushori argjentinas shkaktoi tensione…
Situata nga zjarri në fshatin Opar, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, është përkeqësuar, pasi flakët janë përhapur me…
Protesta para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e 65-të, është shoqëruar me thirrje të forta kundër qeverisë. Aktivistja…
Lorenco VilaMesfushori i Dinamos, Lorenco Vila, u shfaq në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Ilir Daja, në prag të sfidës…
Gjatë fundjavës së kaluar (31.07–02/03.08.2026), nëpunësit policorë në të gjithë territorin e vendit kanë privuar nga liria 34 persona për…
Paris Saint-Germaini po punon për të finalizuar transferimin e Ferran Torresit nga Barcelona dhe në klubin francez ekziston optimizëm se…