Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka nisur procedurë ndaj dy personave, të dyshuar si bashkëpunëtorë në veprat penale «Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar» dhe «Mashtrim kompjuterik».
Sipas njoftimit të MPB-së, dy të dyshuarat janë punonjëse të Universitetit «Goce Dellçev» në Shtip. Ato dyshohet se kanë shfrytëzuar detyrat e tyre zyrtare për të siguruar përfitim material për veten.
None found
Nga viti 2021 deri në vitin 2026, e dyshuara e dytë, zyrtare për çështjet studentore në një nga fakultetet, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e saj duke hedhur të dhëna të pavërteta në sistemin informativ të Universitetit. Sipas MPB-së, ajo ka vepruar në bazë të udhëzimeve të së dyshuarës së parë, drejtuese e Sektorit «E-Index».
Ndryshimi, fshirja ose fshehja e paligjshme e të dhënave në bazën elektronike të indeksit ka sjellë rezultate të rreme gjatë përpunimit dhe transmetimit elektronik të tyre. Përfitimi material i të dyshuarave vlerësohet aktualisht në 21.000 euro.
Prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit për të dyja të dyshuarat, njoftoi MPB-ja.
Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…
Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…
Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…
Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin e kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur. Shkak…