Nëse Bullgaria do të kërkonte nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që posedojnë pasaportë bullgare të heqin dorë nga shtetësia maqedonase, një veprim i tillë nuk do të prodhonte pasoja të menjëhershme automatike. Këtë e ka sqaruar profesori Aleksandër Spasov nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Shën Qirilli dhe Metodi” (UKIM) në Shkup, në një intervistë për TV 24.
Ai ka folur për pasojat që mund të sillte një hap i tillë nga Sofja zyrtare, nëse synimi do të ishte rritja artificiale e numrit të bullgarëve në vend. Sipas regjistrimit të fundit zyrtar, ky numër rezulton të jetë vetëm 3.500 persona.
None found
Në të njëjtën kohë, të dhënat jozyrtare flasin se mes 120.000 dhe 200.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pasaportë bullgare.
Sipas Spasovit, në planin teorik Bullgaria mund ta parashtrojë një kërkesë të tillë, por kjo nuk do të thotë se ajo zbatohet vetvetiu.
“Bullgaria mund të kërkojë, por Maqedonia mund të refuzojë. Qytetarët nuk mund të vendosin në mënyrë të pavarur për shtetësinë e tyre. Për çështjet që lidhen me fitimin ose humbjen e shtetësisë vendosin shtetet në përputhje me ligjet e tyre,” shpjegon Spasov.
Kjo nënkupton se edhe në rast të një kërkese eventuale nga pala bullgare, një qytetar i Maqedonisë së Veriut nuk do ta humbte automatikisht shtetësinë e tij amtare, pasi procedurat dhe vendimmarrja për këtë çështje varen nga shtetet dhe nga legjislacioni përkatës.
Profesori ndalet edhe te detyrimet që burojnë nga shtetësia bullgare, duke nënvizuar se posedimi i një pasaporte bullgare nuk sjell vetëm përfitime, por edhe përgjegjësi të njëjta me ato të çdo qytetari tjetër të Bullgarisë.
“Çdo person që ka shtetësi bullgare ka të njëjtat të drejta, por edhe të njëjtat obligime si shtetasit e tjerë bullgarë.”
Si ilustrim, Spasov përmend se nëse në të ardhmen Bullgaria vendos ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, atëherë ky detyrim do të vlejë edhe për qytetarët nga Maqedonia e Veriut që kanë pasaportë bullgare. Ai shton gjithashtu se këta persona janë subjekt i ligjeve bullgare edhe për çështje që lidhen me gjuhën e urrejtjes, fyerjen apo vepra të tjera penale, nëse për këtë ekziston bazë ligjore dhe kompetencë nga ana e Sofjes.
Në thelb, mesazhi i profesorit Spasov mbetet i pandryshuar: edhe nëse Bullgaria ushtron një presion të tillë, “Bullgaria mund të kërkojë, por Maqedonia ka të drejtë të refuzojë”, shkruan Zhurnal.mk.
Enti Shtetëror për Revizion njoftoi se serveri i tij ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit nga…
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të përcjellin mesazhet…
Qyteti spanjoll i Ceuta-s po përballet me krizën më të rëndë migratore, me rreth 60 mijë emigrantë nga Maroku që…
Qindra persona, kryesisht turistë, po evakuohen me anije nga qyteti bregdetar Agios Vasileios në Greqinë qendrore, pasi një zjarr i…
Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të kenë një rrezik më të lartë për…
Një tërmet i fortë është ndjerë mbrëmjen e sotme në Napoli dhe zonat përreth. [...]Read More...