Categories: maqedoni

Procesi gjyqësor për rastin “Pulse” vijoi sot me provat e ISHT-së, seanca e ardhshme më 6 korrik

Në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në “Idrizovë”, procesi për zjarrin në diskotekën “Puls” vazhdoi me paraqitjen e provave materiale nga Prokuroria. Nga kjo tragjedi humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë mbetën të lënduar.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës, Prokuroria prezantoi materiale që kanë të bëjnë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT). Sipas paralajmërimit, në seancën e ardhshme, e caktuar për më 6 korrik, do të paraqiten listat e komunikimeve telefonike, me çka nga provat materiale të prokurorisë do të mbeten vetëm ekspertiza e ndërtimit dhe dëshmia e personave ekspertë, ndërsa më pas do të vazhdojë paraqitja e provave nga mbrojtja.

Prokuroria e vazhdoi paraqitjen e provave duke lexuar vetëm titujt e tyre, ashtu siç figurojnë në listën e provave. Mes tyre ishin raportet e kontrollit, konfirmimi i sendeve të sekuestruara përkohësisht nga MPB-së, shkresat, njoftimet dhe raportet nga SPB-së Shtip, raportet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, si edhe rastet nga ISHT-së për Klasik DM dhe MMMM Kafe, urdhrat për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese dhe raportet nga inspektimet e realizuara nga ISHT-ja.

Pas prezantimit të këtyre provave, mbrojtja paraqiti një varg vërejtjesh. Ato kishin të bënin me pjesë të procesverbaleve dhe raporteve të ISHT-së, me mangësi në raporte, licenca dhe ankesa, si dhe me çështjen se kush i ka nënshkruar ato dhe nëse janë nënshkruar.

të fundit

SPAK jep pretencën për nënën e Monika Kryemadhit, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun

Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjykim për çështjen ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, duke…

6 minutes ago

Irani kërcënon SHBA-në: Nëse nuk mbahen premtimet, do të pezullojmë marrëveshjen e Lindjes së Mesme

Teherani ka lëshuar një ultimatum të ashpër duke sinjalizuar se mund të ndërpresë përmbushjen e detyrimeve nga një marrëveshje e…

9 minutes ago

Dënim i përjetshëm në Mynih për çiftin irakian të ISIS-it që skllavëroi dhe torturoi dy të mitura

Një tjetër kapitull i rëndësishëm në ndjekjen penale ndërkombëtare të krimeve të kryera nga i ashtuquajturi "Shteti Islamik" u mbyll…

9 minutes ago

Italia përfshihet nga vala e tretë e të nxehtit, temperaturat priten të kapin 43 gradë Celsius

Vala e tretë e të nxehtit ka përfshirë Italinë në këtë nisje të sezonit veror, duke sjellë termometra që parashikohen…

10 minutes ago

Një fatkeqësi u shmang për pak në linjën Londër-Athinë, gabimi i ekuipazhit gati solli tragjedinë

Një incident i rëndë u parandalua në momentet e fundit në aeroportin londinez të Lutonit, kur një avion Boeing 737…

10 minutes ago

Rriten çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut, shtrenjtimi më i madh për naftën

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3.59%, shkruan…

19 minutes ago