Categories: maqedoni

Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

Gjatë natës së kaluar, përkatësisht nga 16 deri më 17 gusht 2026, në periudhën nga ora 23:00 deri në 05:00, Departamenti për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka zhvilluar një aksion kontrolli në të gjithë territorin e vendit, me qëllim sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 63 shoferë. Prej tyre, 12 janë konstatuar në territorin e Manastirit, ndërsa nga nëntë shoferë janë sanksionuar në territoret e Velesit dhe Ohrit. Tetë raste janë evidentuar në territorin e Kumanovës.

Nga numri i përgjithshëm i të ndaluarve, tetë shoferë janë privuar nga liria, në përputhje me nenin 297 të Kodit Penal.Përveç drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjatë aksionit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 162 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

MPB-ja apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe dispozitave ligjore, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Eight Drivers Detained for Driving Under the Influence of Alcohol

Gjatë natës së kaluar, përkatësisht nga 16 deri më 17 gusht 2026, në periudhën nga ora 23:00 deri në 05:00,…

5 minutes ago

Accident with two injured in Prizren / Vehicle traveling at high speed crashes into pickup truck and ends up in the yard of a repair shop

Një aksident i frikshëm është shënuar në dalje të qytetit të Prizrenit, në rrugën për Kukësin. Një automjet me targa…

5 minutes ago

Emigranti 33-vjeçar shpallet fajtor për përdhunimin e një të moshuare pranë një kishe në Londër

Një 33-vjeçar me origjinë nga Eritrea, Brooke Dessallier, është shpallur fajtor për përdhunimin e një të moshuare jashtë një kishe…

6 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj ueb-faqes së Konsumatorit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ueb-faqja konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik. Sipas njoftimit të...…

6 minutes ago

Private helicopter crashes in Sifnos, Greece, killing two Britons and a Greek pilot

Një helikopter privat është rrëzuar pasditen e së hënës në ishullin Sifnos të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën…

6 minutes ago

Tragjedi në brigjet e Libisë, përmbyset varka me emigrantë dhe vdesin 7 persona

Shtatë emigrantë u gjetën të vdekur sot pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Libisë, ndërsa 50 të…

6 minutes ago