maqedoni

“President shqiptar në Shkup”, kandidati Bujar Osmani: Nëse vota është në bazë etnike, shqiptarët të mos marrin pjesë

Nën ethet e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, kandidati shqiptar që garon nën siglën e BDI-së, tregon ambicien e tij për t’u ulur në karrigen e kryetarit të shtetit.

Ndonëse ne garë nuk është shqiptari i vetëm, ai është i mendimit se posti i Presidentit nuk duhet të jetë ekskluzivitet i maqedonasve.

“Është koha që shqiptarët të kenë Presidentin e parë shqiptar dhe të thyejmë tabutë e fundit të monopoleve etnike në shtet. Nëse dhe këtë radhë përsëri do të votohet vetëm mbi baza etnike atëherë vërtetë nuk ka arsye pse shqiptarët të marrin pjesë në proceset zgjedhore për të bërë alibinë e zgjedhjeve të cilat janë përjashtuese“, tha Osmani.

Cili do qoftë rezultati i zgjedhjeve, formula sesi duhet te shkohet drejt një Presidenti shqiptar për Bujar Osmanit është e qartë: Zgjedhje e tij përmes Parlamentit.

“Në fakt ka kohë, vite të tëra që ne themi që procesi i zgjedhjes se Presidentit, është i njëanshëm, është monoetnik, është përjashtues dhe shqiptarët nuk janë vendimtar. Unë mendoj se ka një shanc serioz, që me këtë kandidaturë të jepet mundësia që të zgjidhet Presidenti i parë shqiptar në zgjedhje të drejtpërdrejta, nëse jo, atëherë e vetmja mundësi është të bëjmë ndryshime Kushtetuese dhe Presidenti të zgjidhet në Parlament”.

E për ta realizuar këtë objektiv, Osmani thotë se ndryshimi i formulës së zgjedhjes së kreut te shtetit është edhe një nga kushtet e BDI-së për aleancat paszgjedhore, qoftë edhe me LSDM, forcë politike e cila kërkon t’i japë një mandat tjetër Presidentit në detyrë Stevo Pendarovski.

“E ardhmja e koalicionit do varet prej rezultateve zgjedhore. BDI ka parashtruar vijat e saj te kuqe, janë tre marrëveshjet shtyllë te Maqedonisë së Veriut, e Ohrit, e Prespës dhe fqinjësisë mirë dhe sigurisht zgjedhja e Presidentit ne Parlament”.

Paralelisht me garën presidenciale, Maqedonia e Veriut po bëhet gati për betejën parlamentare, që i hap rrugë formimit të qeverisë së re, ndërsa deri ditën e zgjedhjeve, ekzekutivi i përkohshëm do të drejtohet nga shqiptari Talat Xhaferri./tch

të fundit

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

25 seconds ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

25 seconds ago

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

7 minutes ago

Stable weather conditions/ See the forecast for October 28, 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

7 minutes ago

Horoscope for October 28, 2026: Discover the surprises the stars have in store for each sign

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

8 minutes ago

Suspected killer of former sister-in-law arrested by Kosovo police

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

9 minutes ago