Categories: maqedoni

Prej vitesh, dhjetëra pacientë të rinj në Maqedoni janë në pritje të një transplanti zemre

Për dhjetëra pacientë në pritje të transplantit, dhurimi i organeve mbetet e vetmja shpresë.

Të lidhura

None found

Mes tyre është Darko Najdeski, 33-vjeçari nga Ohri, i cili prej shtatë vitesh mbahet në jetë nga dy pompa mekanike, bateritë dhe furnizimi me energji elektrike. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spital, pasi zemra e tij nuk arrin më ta përballojë gjendjen.

Në vitin 2019, kur transplantet e zemrës ende nuk realizoheshin në vend, e vetmja zgjidhje për t’ia shpëtuar jetën ishte vendosja e mbështetjes së parë mekanike për qarkullimin e gjakut. Pompat ishin parashikuar si një zgjidhje e përkohshme deri në transplant, por edhe pas shtatë vitesh Darko vazhdon të presë një zemër të re.

Bashkëshortja e tij, Irena Raleva Najdeska, deklaroi se situata është jashtëzakonisht urgjente, pasi po dështon zemra natyrale e Darkos dhe jo pajisjet. Sipas saj, aparatet vazhdojnë ta kryejnë funksionin, por zemra e tij nuk mundet më. Ajo shpjegoi se gjendja është e ndërlikuar dhe se përdorimi afatgjatë i pajisjeve, të cilat në këtë rast shërbejnë vetëm si urë deri te transplanti, po sjell edhe komplikime të tjera. Për këtë arsye, nevojitet urgjentisht transplantimi i zemrës nga një dhurues i ndjerë, në mënyrë që bashkëshorti i saj të vazhdojë të jetojë.

Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe Vasko Joleski, 41 vjeç, nga Struga. Ai jeton me mbështetje mekanike prej më shumë se gjashtë vitesh. Për pacientë të tillë, zgjatja e pritjes nënkupton shtim të rreziqeve dhe të komplikimeve, duke e kthyer kohën në kundërshtarin e tyre më të madh.

Vasko Joleski, kryetar i Shoqatës “Zemër e Guximshme”, bëri thirrje që më në fund të realizohet një transplant te një pacient që përdor mbështetje mekanike të qarkullimit të gjakut, pasi personat në këtë gjendje kanë pritur për një kohë shumë të gjatë. Ai theksoi se pasojat janë të njohura: kur pompat fillojnë të mos funksionojnë, edhe organet e tjera nisin të sëmuren, përkatësisht të dështojnë. Joleski u bëri sërish apel qytetarëve që të zgjedhin dhurimin e organeve në rastet kur humbin një të afërm dhe nuk ekziston më asnjë mundësi tjetër.

Shansi për jetë që kërkojnë Darko dhe Vasko mund të vijë pikërisht në çastin më të rëndë për një familje, përmes vendimit për të dhuruar organe dhe për të shpëtuar jetë të tjera.

të fundit

Superiorja nis me pesë sfida, statistikat e dueleve të javës së parë

Abissnet SuperioreSuperiore rikthehet fundjavën e ardhshme, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, e përcaktuar për…

4 minutes ago

Zjarret në Evropë dhe Shqipëri, Von der Leyen: Copernicus po ndihmon në hartëzimin e zonave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve…

6 minutes ago

Largimi nga bisedimet me VV-në, çfarë ndikimi do të ketë te LDK-ja?

Të enjten është mbajtur mbledhja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën është vendosur tërheqja e…

10 minutes ago

Ankth në Francë, ish-mesfushori i Arsenalit shtrohet në spital pas goditjes së fortë në kokë

Ish-mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin, është dërguar me urgjencë në spital pas një përplasjeje të rëndë kokë më kokë gjatë…

16 minutes ago

Radhë kilometrike në hyrje të Elbasanit, qarkullimi i automjeteve rëndohet ndjeshëm

Një trafik i rënduar kilometrik është regjistruar këtë të shtunë në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit, duke krijuar vështirësi të…

20 minutes ago

Tentativë e dyshuar për vrasje në një lokal në Elbasan, policia identifikon dhe kërkon autorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:50 të kësaj të shtune në një lokal të frekuentuar në qytetin…

21 minutes ago