Categories: maqedoni

Prangoset ndihmësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut

Policia ka arrestuar Xhever Imerin, ndihmësdrejtor i Sektorit për Administratë në Drejtorinë e Doganave, pasi u kap në flagrancë duke pranuar mbi 15 mijë euro ryshfet në lidhje me një tender publik.

Të lidhura

None found

Të dhënat bëjnë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet Byrosë për Siguri Publike, kishte përgatitur para të shënuara, të cilat iu dhanë të dyshuarit gjatë një operacioni të organizuar paraprakisht.

Menjëherë pas marrjes së shumës, Imeri nuk iu bind urdhrave të policisë dhe u përpoq të arratisej me shpejtësi. Forcat e rendit reaguan menjëherë, duke e ndaluar dhe arrestuar atë.

MPB-ja deklaroi se operacioni dëshmon angazhimin e pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ministria theksoi gjithashtu se ligji do të zbatohet në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve, pavarësisht funksionit apo pozitës që mbajnë./news24live

të fundit

Messi vijon të kryesojë listën e pagave në MLS, pas tij Lewandowski dhe Griezmann

Lionel Messi mbetet lojtari më i paguar në Major League Soccer me 28.3 milionë dollarë (25.8 milionë euro) kompensim të…

8 minutes ago

VIDEO/ Përsëri përmbytje në Rrugën e Arbrit në Bulqizë, uji mbulon asfaltin dhe vë në rrezik automjetet

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit, në segmentin që lidh…

11 minutes ago

Jakup Krasniqi hyn në ditën e tretë të qëndrimit në Prishtinë, pranë familjes dhe nën masa të rrepta sigurie

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të premten ka nisur ditën e tretë të vizitës së tij në Kosovë,…

11 minutes ago

Para samitit të Brukselit, analistët paralajmërojnë se fitorja e Listës Studentore mund ta komplikojë pozicionin e Kosovës

Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, që mbahet më [data], Bashkimi Evropian pritet t’u bëjë thirrje Kosovës dhe…

11 minutes ago

Interi përgatit blindimin e Bastonit, Chelsea dhe Barcelona mbeten pa negociata konkrete

Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Alessandro Bastonit dhe është i gatshëm të nisë negociatat për…

13 minutes ago

Harry Kane i bindur se Bayerni i ka të gjitha mjetet për të fituar Ligën e Kampionëve

Harry Kane i ka dërguar një mesazh sfidues pjesës tjetër të futbollit evropian, duke këmbëngulur që Bayern Munich ka të…

14 minutes ago