Categories: maqedoni

PLD: Qeveria konfirmoi se miliona euro nga buxheti janë shpërdoruar ndër vite për shpenzime fiktive

Partia Liberale Demokratike (PLD) shprehet se Qeveria më në fund ka pranuar faktin që miliona euro janë marrë për vite me radhë nga buxheti i shtetit dhe janë përdorur për shpenzime fiktive.

Të lidhura

None found

Sipas PLD-së, paralajmërimet e saj të vazhdueshme tashmë janë vërtetuar. Partia e konsideron një fakt të hidhur njoftimin për zbulimin e mbi 4.500 përfituesve të rremë të ndihmës sociale, mes të cilëve persona të ndjerë, njerëz të dëbuar nga shtëpitë dhe individë fiktivë. Kjo skemë, sipas të dhënave të bëra publike, i ka shkaktuar buxhetit dëme prej 25 milionë eurosh në vit.

PLD vlerëson se ky rast përbën vetëm një pjesë të vogël të shpërdorimit të fondeve publike që rëndon mbi qytetarët. “Ajo që kemi denoncuar me zë të lartë gjatë gjithë kësaj kohe tashmë është konfirmuar: kishim të drejtë atëherë dhe kemi të drejtë edhe tani”, thuhet në reagimin e partisë.

Partia ngre pikëpyetje se sa para publike humbin çdo vit në pozicione fiktive, zyrtarë të panevojshëm dhe privilegje partiake, nëse vetëm nga pagesat sociale mund të kursehen deri në 25 milionë euro në vit. Në këtë kuadër, PLD pyet edhe për koston e pozicioneve-mirazh, si ai i Fetait në Bruksel, si dhe për shpenzimet që lidhen me ushtrinë e zëvendësministrave dhe zëvendësdrejtorëve, të cilët i cilëson si të panevojshëm dhe si “kukulla pa zë”, por që marrin paga të larta, përdorin zyra luksoze dhe automjete zyrtare.

Gjithashtu, PLD kërkon të dihet se sa miliona euro shpenzohen për vende pune fiktive në administratën publike, ku, sipas saj, njerëzit paguhen për të pirë kafe në vend që administrata të thjeshtohet dhe të dixhitalizohet.

Mesazhi i partisë për Qeverinë është që të fokusohet te sektorët ku, sipas PLD-së, po mbështetet dhe mbrohet grabitja e fondeve publike. Kjo, sipas tyre, do të përbënte një reformë të vërtetë, ndërsa përqendrimi vetëm te ndihma sociale nuk mund të konsiderohet reformë./Telegrafi/

Tags: Pld maqedoni

të fundit

SpaceX arrin të kapë Starship në ajër me krahët e kullës “Mechazilla

Kompania hapësinore SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, ka shënuar një arritje të rëndësishme teknologjike, pasi pjesa e sipërme…

8 seconds ago

Hoxha at NATO base in Pristina: Albania’s national security has been compromised, country faces serious risks

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku ka marrë pjesë në…

17 seconds ago

SpaceX synon sërish kapjen e Starship, ndërsa vendimi për pjesën e sipërme mbetet i hapur

SpaceX do të vendosë më vonë nëse do të përpiqet të kapë pjesën e sipërme të raketës së saj gjigante…

26 seconds ago

VIDEO/ Shebenik under observation: camera traps record 7 species, including the Balkan lynx and brown bear

Parku Kombëtar i Shebenikut vijon të dëshmojë pasurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore. Kamerat kurth të vendosura nga specialistët e…

33 seconds ago

Pacolli meets Bangladeshi officials as both sides seek environmental agreement

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit…

49 seconds ago

Kosovo expands reporting on efforts to combat money laundering: what the new directive requires

Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…

1 minute ago