maqedoni

Petkov: E rëndësishme është të vazhdohet dialogu konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes, pa u provokuar

Gjëja më e rëndësishme për qeveritë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është të vazhdojnë dialogun konstruktiv dhe të mos i nënshtrohen provokimeve të disa grupeve që përpiqen të rrisin tensionet, tha sot në Romë kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Në një deklaratë për mediat bullgare, Petkov përsëriti nevojën për të mbledhur një Këshill Konsultativ të Sigurisë Kombëtare Bullgare për të diskutuar gjithçka që qeveritë e të dy vendeve kanë bërë deri tani.

Të lidhura

None found

“Vetëm përmes dialogut konstruktiv do të jemi në gjendje të ecim drejt fqinjësisë së mirë që dëshirojnë të dyja qeveritë,” tha Petkov, duke shtuar se ai shpresonte se hapi tjetër do të ishte thirrja e një Këshilli Konsultativ të Sigurisë Kombëtare nga presidenti bullgar Rumen Radev, për të diskutuar rreth asaj që është arritur nga takimet e deritanishme.

“Nuk jemi zotuar për asnjë afat, e vetmja gjë për të cilën jemi zotuar është të mbajmë një ton të mirë dhe Ministritë e Jashtme të vazhdojnë punën. Ne premtuam se do të mbajmë tonin konstruktiv. Presim që në javët dhe muajt në vijim grupet e ndryshme që nuk duan fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të tentojnë të provokojnë, tha Petkov, duke shtuar se me kryeministrin Kovaçevski konfirmuam se përkushtimi për fqinjësi të mirë është i rëndësishëm dhe i përbashkët./alsat

të fundit

EULEX condemns the killing of Arlinda Zekaj and offers condolences

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka dënuar fuqishëm vrasjen e Arlinda Zekajt në…

7 seconds ago

Turnout in Israel’s election reaches a record as Netanyahu tries to retain power

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur nivele rekord, në një proces zgjedhor që konsiderohet vendimtar për të ardhmen…

1 minute ago

FBI raids California home as part of investigation into former congressman Eric Swalwell, accused of sexual harassment

Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan…

1 minute ago

Jeton Sylaj në paraburgim për një muaj në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit…

17 minutes ago

Pjesëmarrja në zgjedhjet e Izraelit shënon rekord, ndërsa Netanyahu përpiqet të ruajë pushtetin

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur nivele rekord, në një proces zgjedhor që konsiderohet vendimtar për të ardhmen…

17 minutes ago

FBI bastis një banesë në Kaliforni në kuadër të hetimit ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, të akuzuar për ngacmim seksual

Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan…

18 minutes ago