Autoritetet policore në Maqedoni kanë vënë në pranga pesë individë të përfshirë në incidente të ndryshme me zjarr në kryeqytet. I pari u kap dje në qendër të Shkupit, ndërsa katër të tjerët u ndaluan në zonën e Butelit gjatë orëve të para të mëngjesit.
None found
Rasti i parë u regjistrua dje, kur në orën 13:00, një kalimtar u vu re duke i vënë flakën kontejnerëve nëntokësorë në rrugën “Maksim Gorki”. Policia ndërhyri shpejt dhe e arrestoi B.P., 63 vjeç nga Manastiri, pranë Kishës Katedrale “Shën Klimenti i Ohrit” rreth orës 13:15. Flakët u neutralizuan nga zjarrfikësit e Shkupit, ndërsa ndaj autorit do të depozitohet kallëzim penal pas përfundimit të procedurave dokumentuese.
Në një ngjarje tjetër, më 23 shtator 2026, rreth orës 00:10, efektivët e SPB Shkup ndërhynë në zonën e Butelit ku arrestuan katër të rinj. Të ndaluarit janë B.I. 24 vjeç, Xh.L. 26 vjeç dhe R.B. 21 vjeç, të gjithë nga fshati Sveta Petka, si dhe A.Xh. 20 vjeç nga fshati Saraj. Sipas hetimeve paraprake, grupi ndizte fishekzjarre në një fushë, çka solli përhapjen e flakëve dhe djegien e barit të thatë në një hapësirë prej afro 1000 metrash katrorë. Edhe në këtë rast, Brigada Zjarrfikëse ndërhyri për shuarjen e zjarrit, dhe ndaj personave të përfshirë do të hartohet raporti përkatës penal.
Dani Carvajal ka folur për herë të parë para mediave pas transferimit të bujshëm te Getafe, duke shpjeguar arsyet që…
Amarildo GjoniIsh-sulmuesi i Elbasanit, Amarildo Gjoni ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën polake të Puszcza-s [...]Read More...
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, njëri në Prishtinë…
BBC Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka parë muaj të tërë protestash nga lëvizja antiqeveritare “Flamingo”, por ajo që filloi të…
Lutfi DalipiMesfushori ofensiv i Vaduzit në Superligën e Zvicrës, Lutfi Dalipi po zhvillon një sezon “ëndrrash”, ndërsa në 10 paraqitje…
“Lutja e Engjëllit të Zotit do të mbahet”. Ky është konfirmimi i dhënë nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, ndërsa…