Categories: maqedoni

Përplasje e rëndë në magjistralen Kërçovë–Ohër, 3 makina përfshihen në aksident, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën magjistrale që lidh Kërçovën me Ohërin, ku janë përfshirë tri automjete dhe kanë mbetur të lënduar disa persona, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

Sipas informacionit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 27 korrik 2026, rreth orës 13:35, në afërsi të fshatit Drugovë. Në përplasje kanë marrë pjesë tri vetura: një “Volkswagen Tiguan” me targa të Prilepit, që drejtohej nga L.M., 76 vjeç, banues në Prilep; një “Volkswagen Golf” me regjistrim të Shkupit, nën timonin e S.P., 41 vjeç, nga Shkupi; si dhe një “Citroën” me targa të Kërçovës, të pilotuar nga R.R., 48 vjeç, nga fshati Greshnicë i komunës së Kërçovës.

Si pasojë e goditjes së fuqishme, lëndime të rënda ka marrë pasagjeri i “Citroën”-it, S.R., 79 vjeç, gjithashtu nga Greshnica. Ndërkohë, plagë më të lehta kanë pësuar edhe tre shoferët e përfshirë, si dhe udhëtarët e tjerë: G.R., 45 vjeç, nga Greshnica; C.M., 76 vjeç, nga Prilepi; M.P., 34 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të gjithë nga Shkupi.

Të plagosurit janë dërguar për vlerësim mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Kërçovës, ku janë konstatuar dëmtimet e pësuara. Policia e Kërçovës ka dërguar një skuadër në vendin e aksidentit për të kryer inspektimin e nevojshëm, thuhet në komunikatën e MPB-së./Telegrafi/

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Të premten, Haxhiu fton liderët e partive për përgatitjet e seancës konstituive

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e…

3 minutes ago

Agron Shehaj: Të terrorizuar nga SPAK-u, Balla më heton pasuritë, vetë jeton në një nga kullat më luksoze të Tiranës, Rama është kryeministri i tre qeverive të korruptuara

Kreu i partisë “Mundësia” në një intervistë në News24 u shpreh se Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri…

5 minutes ago

Omar Pasagiç shpjegon arsyet e kalimit te Partizani: Këto janë objektivat e mi

Omar PasagiçOmar Pasagiç u prezantua ditën e djeshme si përforcimi më i ri i Partizanit në repartin e mbrojtjes [...]Read…

7 minutes ago

Pretendime tronditëse: Pesë yje të Real Madridit refuzuan të luanin pasi Xabi Alonso i dha hapësirë Arda Gulerit

Gazetari investigativ francez, Romain Molina, bëri pretendime interesante në lidhje me ngjarjet në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, të…

7 minutes ago

Sindroma e drekës nga ndjenja e fajit: Arsyeja e fshehtë pse takohemi me persona që nuk dëshirojmë t’i shohim

E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…

9 minutes ago

Ministria e Brendshme paralajmëron për mashtrime përmes mesazheve të rreme që imitojnë sistemin “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinioni se në periudhën e kaluar janë vërejtur sulme "phishing" që kryhen përmes mesazheve…

13 minutes ago