Fondi Shëndetësor ka identifikuar mbi 3 mijë raste në të cilat dyshohet se janë keqpërdorur pushimet mjekësore.
None found
Gjatë një brifingu me gazetarët, drejtori Zllatko Perinski bëri të ditur se numri më i madh i shkeljeve është konstatuar mes punonjësve të sektorit publik, veçanërisht te pjesëtarët me uniformë të ushtrisë dhe policisë.
Sipas tij, në MPB dhe URMV janë evidentuar punonjës që vazhdojnë të jenë me pushim mjekësor prej më shumë se 5 vitesh. Megjithatë, shumica dërrmuese e rasteve të abuzimit përfshin periudhat nga 1-3 vjet dhe nga 3-5 vjet.
Perinski paralajmëroi se shkeljet do të kallëzohen në Prokurori për shkak të përfitimeve materiale të kundërligjshme. Përveç pacientëve, objekt hetimi do të jenë edhe mjekët amë dhe specialistët përgjegjës për lëshimin e raporteve mjekësore.
Hetimet do të përfshijnë gjithashtu anëtarët e komisioneve të fondit, të cilët kanë miratuar mungesat nga puna të arsyetuara si pasoja të problemeve të ndryshme shëndetësore.
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian…
Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish-kreun e SHISH. Kështu,…
Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e…
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.…
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, ka aprovuar ankesat e të akuzuarit Muhamet Alidemaj dhe mbrojtësit të tij,…