Categories: maqedoni

Përfundon ristrukturimi i kabinetit qeveritar, Zulfiqar Zejnulla merr postin e ministrit pa resor

Kryeministri Hristijan Mickoski finalizoi sot procesin e paralajmëruar të ristrukturimit të ekzekutivit. Parlamenti miratoi emërimin e Zulfiqar Zejnullës, lider i Partisë Demokratike të Turqve, në detyrën e ministrit pa resor.

Të lidhura

None found

Ky emërim erdhi si rezultat i marrëveshjes së koalicionit mes Partisë Demokratike të Turqve dhe VMRO-DPMNE-së. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, deputeti Bejxhan Iljas, i cili ishte zgjedhur nga radhët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, kaloi në kampin e shumicës parlamentare. Tani, shumica e drejtuar nga VMRO-DPMNE ka 59 deputetë, pa llogaritur partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës, VLEN dhe ZNAM.

Votimi për Zejnullën u krye në mënyrë të ndarë nga emërimi i ministrave të tjerë të rinj, për të respektuar rregullin kushtetues që lejon kryeministrin të ndryshojë jo më shumë se një të tretën e anëtarëve të kabinetit pa u konsideruar si qeveri e re. Në rast të kundërt, procedura do të trajtohej si zgjedhje e një qeverie tjetër.

Duke mbrojtur propozimin e tij përpara ligjvënësve, Mickoski theksoi rëndësinë e drejtimit të institucioneve nga individë të përgjegjshëm, të cilët angazhohen për zgjidhjen e shqetësimeve qytetare, duke shtuar se vendi ka nevojë për një politikë që bashkon, jo që përçar.

Nga ana tjetër, opozita kritikoi emërimin, duke e cilësuar si një marrëveshje tjetër politike dhe duke argumentuar se më shumë se përkatësia etnike, rëndësi ka vizioni dhe aftësitë e kandidatit për të kryer detyrën.

Sipas biografisë së tij zyrtare, Zejnulla ka një karrierë në administratën shtetërore dhe fushën e sigurisë. Nga viti 2021 deri në 2024, ai shërbeu si zëvendësdrejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Më parë, ka qenë këshilltar komunal në Gostivar dhe ka punuar në departamentin ligjor të Partisë Demokratike të Turqve, si dhe ka pasur përvojë në sektorin privat.

Ai është diplomuar në Kriminalistikë nga Fakulteti i Sigurisë në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Përveç gjuhës së tij amtare, turqishtes, ai flet edhe maqedonisht, shqip, gjermanisht dhe serbisht.

të fundit

Asambleja e PS një turp/ Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Pse i thërret socialistët kur i quan m*tër? Pse s’del vetë në zgjedhje? Pse nuk i merr vetë votat?

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke…

5 minutes ago

First snow falls in the country, covering the road linking Shkodër with Theth (VIDEO)

Këtë të hënë, ka rënë dëbora e parë në vend, si pasojë e temperaturave të ulëta. Dëbora e parë ka…

6 minutes ago

Dismissed by Veliaj as head of kindergartens and nurseries, Zhaneta Beqiri responds

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj…

6 minutes ago

Champions League rikthehet me sfidat e para në Norvegji dhe Turqi

Liga e Kampionëve rikthehet në skenë pas një pushimi prej tri javësh, me ndeshjet e xhiros së pestë që zhvillohen…

9 minutes ago

Gruda shkëlqen sërish, përzgjidhet në formacionin e javës në Bundesligë

Shqiptari Brajan Gruda po del të jetë protagonisti kryesor te skuadra e Leipzigut pas paraqitjeve fantastike me Gjermaninë në Ligën…

21 minutes ago

Assane Diatta shpallet sërish lojtari i javës në Superligë

Sulmuesi i Prishtinës, Assane Diatta po del të jetë njëri prej lojtarëve kryesor këtë sezon në Superligën e Kosovës. E…

27 minutes ago