Në deklaratën e dorëzuar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka përfshirë pasuri të paluajtshme, dy vetura dhe disa llogari bankare, të regjistruara në emrin e tij dhe të bashkëshortes.
Pasuria e paluajtshme në emër të bashkëshortes përfshin një parcelë ndërtimore në komunën kadastrale Ohër 3. Sipërfaqja e shënuar është 60, ndërsa vlera arrin në 5.400.000 denarë. Prona është fituar më 2018 përmes denacionalizimit dhe është regjistruar me pronësi 1/1. Destinimi i saj është shtëpi banimi e tipit A1-1, me oborr – shtëpi individuale.
None found
Nikolloski ka deklaruar në emrin e tij një Skoda Superb të prodhuar më 2018, me vlerë të regjistruar prej 1.800.000 denarësh. Automjeti është siguruar me kontratë shitblerjeje. Në emër të bashkëshortes është regjistruar një Jeep MX Compass, prodhim i vitit 2017, me vlerë prej 2.100.000 denarësh, i blerë gjithashtu përmes kontratës së shitblerjes.
Dokumenti përmban edhe të dhëna për llogaritë bankare. Në emër të Nikolloskit figurojnë një llogari transaksionale në denarë, një llogari në euro dhe depozita të tjera me afat të pakufizuar në denarë. Si bazë për fitimin e tyre janë shënuar paga dhe kartela kreditore.
Bashkëshortja ka deklaruar një llogari transaksionale në denarë, një llogari devizore në euro dhe një llogari tjetër transaksionale në denarë. Për këto llogari, burimet e shënuara janë paga dhe të ardhurat.
Sipas shifrave të deklaruara, toka vlerësohet në 5,4 milionë denarë, kurse dy veturat kanë pasur vlerë të përgjithshme prej 3,9 milionë denarësh në momentin e fitimit.
Të dhënat për pasurinë e Nikolloskit janë marrë nga deklarata e tij në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…