Categories: maqedoni

Pas Tabanocit, së shpejti edhe në Bllacë pagesa e gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja

Në vendkalimin kufitar të Tabanocit ka nisur zbatimi i sistemit për arkëtimin e gjobave që “Safe City” ua evidenton automatikisht shtetasve të huaj. Brenda pak ditësh, e njëjta procedurë pritet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bllacën.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit funksionalizimin e sistemit edhe në vendkalimet e tjera, në mënyrë që të huajt që kanë bërë shkelje në komunikacion brenda territorit të vendit t’i paguajnë gjobat gjatë daljes nga shteti. MPB-ja ende nuk ka publikuar numrin e saktë të gjobave të paguara në Tabanoc nga 19 gushti deri më sot, por shifra ka kaluar 1 mijë.

Për ta bërë më të thjeshtë procesin e pagesës, MPB-ja ka aktivizuar aplikacionin “Qyteti i Sigurt”, i cili mund të përdoret në adresën safecountry.mvr.gov.mk.

Ky aplikacion është i dedikuar vetëm për shtetasit e huaj, konkretisht për drejtuesit dhe pronarët e automjeteve që mbajnë targa të huaja.

Nëpërmjet tij, përdoruesit e huaj mund të njoftohen për kundërvajtjet në komunikacion, të sigurojnë procesverbalin për shkeljen dhe ta kryejnë pagesën elektronike të gjobës. Shoferi duhet të fotografojë pasaportën dhe të shënojë targën e automjetit.

Zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski, shpjegoi se pas hyrjes në aplikacion, drejtuesi duhet ta fotografojë ose skanojë pasaportën dhe të regjistrojë veturën apo veturat që përdor në shtetin tonë. Sipas tij, kjo u mundëson shoferëve të huaj që kryejnë shkelje në komunikacion në territorin e tërë shtetit të informohen në kohë dhe ta shlyejnë detyrimin, pa qenë e nevojshme të ndalojnë më pas në vendkalimet kufitare.

Ndalimi i automjeteve për pagesën e gjobave shkaktoi për dy ditë radhazi kolona kilometrike në vendkalimin e Tabanocit. Edhe pranë sporteleve të pagesës u shënuan pritje deri në dy orë, ndërsa shtetasit e huaj u ankuan se procedura ishte e ndërlikuar dhe se aplikacioni nuk funksiononte siç duhej.

Në një raportim të lidhur për rreshtimin e shtetasve të huaj në Tabanoc për pagesën e gjobave, Toshkovski deklaroi se askush nuk shpëton nga “Safe City”.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, bëri të ditur dje se në vendkalimin kufitar janë vendosur kamera të mençura. Ato identifikojnë automjetet e regjistruara nga sistemi “Safe City” dhe sinjalizojnë punonjësit e policisë.

të fundit

Rizvanolli and Blaj explore opportunities to expand economic ties

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka…

6 minutes ago

Toshkovski announces equipment to detect traffic violations in police vehicles

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tashkovski në të ardhmen disa automjete do të jenë edhe detektues të shkeljeve në…

6 minutes ago

Filipçe announces interpellation against Sllaveski and calls for his resignation

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi në konferencën e sotme për shtyp se interpelanca për Guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko…

6 minutes ago

Bekim Sali declares properties in Skopje, rental income and two dental clinics

Zv.kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e ka paraqitur pasurinë e tij në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e…

6 minutes ago

He was said to have been attacked by a bear, but was killed with a firearm: wife and son of 57-year-old arrested in Bulqizë

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 57-vjeçar kishte humbur…

7 minutes ago

Powerful explosion in an apartment in Elbasan kills 83-year-old man

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar…

7 minutes ago