Pas njoftimit të Dimitar Kovaçevskit për tërheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LSDM-së, socialdemokratët muajin e ardhshëm do të zgjedhin liderin e ri dhe kryesinë e partisë.
Këshilli Ekzekutiv ka sjellë vendim për formimin e grupeve të punës për regjistrim aktiv të anëtarëve për votim në zgjedhjet brenda-partiake, si dhe për organizimin e një kongresi llogaridhënës të LSDM-së.
“Këshilli ekzekutiv e obligoi Komisionin Zgjedhor, mbi baza të statutit të partisë të propozojë rregullore për zbatimin e zgjedhjeve direkte brenda-partiake gjatë muajit qershor, në procedurë transparente dhe demokratike”, thonë nga LSDM, raporton Alsat.
Nga LSDM njoftojnë se dorëheqje nga funksionet kanë dhënë edhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv si dhe anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, ai organizativ dhe sekretari për bashkëpunim rajonal.
Këshillit Qendror gjithashtu i kërkohet që ta ndjekin të njëjtin shembull, si një akt moral I përgjegjësisë. Nga LSDM njoftojnë se sipas statutit të partisë, me dorëheqjen e Kovaçevskit të gjithë kryetarët e organizatave komunale janë në dorëheqje, duke pasur parasysh faktin që ata janë emëruar nga ana e kryetarit të partisë, ndërsa funksionin do ta kryejnë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
Analistët vlerësojnë se pas rezultateve të zgjedhjeve dorëheqjet ishin të pritshme, madje ato duhej të dorëzoheshin natën e zgjedhjeve.
“Pritej që atë natë të jep dorëheqje edhe vetë kryetari edhe udhëheqësia. Nëse nuk gënjehem me siguri ky ishte rezultati më i keq i LSDM-së në të gjitha zgjedhjet deri më tani…
Shihet qartë se LSDM-së do t’I duhet një fillim I ri dhe në përgjithësi rregulli është që ata që e kanë bërë problemin, vështirë se mund të jenë pjesë të zgjidhjes. Megjithatë kjo I takon vetë partisë që të diskutojë”, deklaroi Aleksandar Kërzhallovski, analist.
Për pozicionin e kreut të LSDM-së, tashmë kanë filluar që të qarkullojnë zëra për kandidatët e mundshëm. Përmenden, Venko Filipçe, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Jovan Despotovski dhe Igor Ivanovski.
Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi në drejtim të Liqenit Artificial, në kuadër të protestës së 67-të kundër qeverisë. Gjatë…
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar importet e avokados nga shteti meksikan Michoacán, eksportuesi më i madh i këtij produkti drejt…
Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, në Njësinë Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër. Flakët kanë rrezikuar…
Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi në drejtim të Liqenit Artificial, në kuadër të protestës së 67-të kundër qeverisë. Gjatë…
Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, në Njësinë Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër. Flakët kanë rrezikuar…
Françeska Rustem ka nisur pushimet për këtë sezon veror dhe menjëherë ka marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.…