Avokati i Popullit ka dalë me reagim pas njoftimeve se disa të burgosur janë lënduar gjatë një kontrolli të zhvilluar në INK Burgu “Shkup” (Shutkë), si rrjedhojë e ndërhyrjes së Njësisë për Intervenime të Policisë së Burgjeve.
None found
Institucioni njoftoi se, menjëherë pasi mori informacionet për incidentin, sot ka nisur një ekip nga Mekanizmi për Kontroll Civil, i cili do të kryejë inspektim në burg për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Avokati i Popullit, pas informacioneve të marra se gjatë një kontrolli të kryer nga Njësia për Intervenime e Policisë së Burgjeve, e cila është nën kompetencën e drejtpërdrejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, në INK Burgu ‘Shkup’ janë lënduar disa persona, sot dërgoi një ekip nga Mekanizmi për Kontroll Civil me qëllim që të kryejë inspektim”, thuhet në reagim.
Nga ky institucion theksojnë se, pasi të mblidhen të gjitha faktet dhe të konstatohet gjendja faktike, publiku do të njoftohet për përfundimet e inspektimit dhe gjetjet që lidhen me këtë rast.
Aarhus - Egnatia/ Conference League AARHUS 0-0 EGNATIAConference League: Xhiro 2Stadiumi: “Cepheus Park”Arbitër: Ante Culina (kroat) FORMACIONET ZYRTARE:AARHUS: Hansen; Rosler, Tingager,…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Një mur na ndan”, ku për herë…
Tensione në protestë. Policia po vazhdon veprimet për të shpërndarë protestuesit, që gjenden në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Efektivët kanë…
Një hetim i gjerë në Filadelfia ka zbuluar materiale tronditëse në një banesë të njohur si “Shtëpia e Tmerreve”, ku…
Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Rennes, në kuadër të xhiros së…
Zgjidhjen që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ua dha studentëve të juridikut për provimin e jurisprudencës, këta të fundit po…