maqedoni

Parisi, gati për takimin midis Sofjes dhe Shkupit për arritjen e një marrëveshje

Presidenti francez Emmanuel Macron, pas bisedave telefonike të zhvilluara mbrëmë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se është i gatshëm që “kur të vijë koha” të takohet në Paris me autoritetet e dyja palëve për arritjen e një marrëveshje dypalëshe, përmes së cilës mundësohet që Maqedonia e Veriut të nis negociatat për anëtarësim në BE, përcjell MIA.

Franca, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së deri më 1 korrik, “ka disa javë që mbështet kërkimin për një zgjidhje të mosmarrëveshjes midis dy vendeve”, kujtoi Pallati Elysee pas bisedimeve me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Gjatë bisedimeve, Emmanuel Macron shprehu “mbështetje të plotë për një marrëveshje midis dy vendeve, e cila do të kontribuojë në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe do të konsolidojë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”. Macron shprehu mbështetjen e plotë për një marrëveshje midis dy vendeve, si dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve që pretendojnë se i përkasin komuniteteve ose pakicave të tjera, sipas Pallatit Elysee, transmeton INA.

Sofja ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që nga nëntori i vitit 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve gjuhësore dhe historisë.

Përpara kësaj bllokade bullgare, Maqedonia e Veriut ishte përballur prej vitesh me veton e Greqisë, e cila nuk e pranoi emrin Maqedoni, që është edhe emri i provincës së saj veriore, duke e parë atë si uzurpim të trashëgimisë së saj historike. Athina hoqi veton në vitin 2018 kur emrit të vendit iu shtua prapashtesa “Veriu”.

Pesë vende janë aktualisht zyrtarisht kandidate për në BE, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Turqia. Në vitin 2019, Emanuel Macron vuri veton, me dy shtete të tjera anëtare, për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke kërkuar që të miratohej një metodologji e re për anëtarësimin në BE.(MIA)

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

7 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

7 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

7 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

8 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

8 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

9 hours ago