Këshilli Evropian mbrëmë ka sjell vendim për furnizim kolektiv të gazit dhe burime tjera të energjisë në emër të vendeve anëtare të BE-së me qëllim të ulet varshmëria nga gazi dhe nafta ruse, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor për herë të parë janë përfshirë në këtë mekanizëm, ka informuar sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Sipas tij, kjo do të thotë se sado që vendi të ketë nevojë për gaz dhe naftë KE-ja do të furnizojë në emër tonë.
“Nëse ju kujtohet kur KE furnizonte vaksina për vendet anëtare, ne nuk ishim të përfshirë në këtë furnizim kolektiv të vaksinave në fillim. Tani KE-ja vendos ashtu siç duhet dhe jemi të përfshirë në mënyrë të barabartë, ashtuqë mendoj se tek ne do të ndikojë në varshmëri të zvogëluar”, ka thënë Osmani në brifingun e sotëm të rregullt me mediat.
Poashtu, ka shtuar Osmani në këtë mënyrë fitojmë në çmim, pasi siç shtoi “kur blini më shumë sasi kuptohet që edhe çmimi është më i ulët”./zhurnal
Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin…
Një klip qesharak nga një moment nga një nga seancat stërvitore të Barcelonës në sezonin 2024/25 është bërë viral, me…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, ku u ndërpre funksionimin…
SPAK nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me hetimin ndaj biznesmenit Ergys Agasi ndërkohë që ai thotë se bëhet…
Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi është konstatuar se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në…