Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me Zhan- Iv Le Drian, Ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës.
Në fokusin e bisedimeve ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, në dritën e presidencës aktuale franceze me Këshillin e BE-së dhe në këtë drejtim për potencialet e kësaj presidence për progresin e integrimeve tona. U bisedua edhe për rrjedhën e dialogut politik me Republikën e Bullgarisë dhe gjithsesi edhe për ngjarjet në Ukrainë dhe si të njëjtat reflektohen në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe Evropës në përgjithësi.
None found
Osmani e uroi kolegun francez, Le Drian për lidershipin e kryesimit francez me Unionin në këto kohëra të vështira, me çka theksoi se uniteti i BE-së e inkurajoi të gjithë botën demokratike, në veçanti vendet e rajonit. Gjatë bisedës telefonike u morën porosi të qarta dhe të pahamendshme për mbështetjen nga ana e Francës; porosi për gatishmërinë tonë për nisje të negociatave, si dhe për rolin e Francës në këtë proces.
Gjatë bisedës Osmani informoi Le Drian se Maqedonia e Veriut ka arritur 100% harmonizimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe në këtë kontekst potencoi se perspektiva evropiane dhe rajoni janë kontribut për stabilitet të qëndrueshëm rajonal dhe evropian./TV21
Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim…
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për paketën e masave fiskale që pritet të zbatohet nga 1 janari 2027. Ai…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…
Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…