Forcimi i bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimi i ekspertizës për kohezionin social, përfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ishin në qendër të takimit të zhvilluar në zyrat e UN në Shkup. Takimi përbëri një hap të mëtejshëm drejt përdorimit të hulumtimeve dhe dëshmive konkrete në hartimin e politikave publike.
None found
Në takim morën pjesë përfaqësueset Laura Fiorotto dhe Ardita Zekiri, Shpend Murati, shef i Kabinetit të ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, si dhe përfaqësuesit e ministrisë Sueda Bajrami dhe Xhelal Çajani.
Diskutimet u përqendruan në qasje të reja për avancimin e kohezionit social, veçanërisht në mënyrën se si hulumtimet dhe të dhënat mund të mbështesin politika që krijojnë bashkësi më të fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe më rezistente.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua SCORE Social Cohesion Survey, i cili sjell të dhëna dhe njohuri të rëndësishme për faktorët që ndikojnë në kohezionin social, marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe vështirësitë me të cilat përballet shoqëria.
Pjesëmarrësit nënvizuan se gjetjet e hulumtimeve duhet të kalojnë përtej analizave dhe të përkthehen në masa e politika publike të zbatueshme. Sipas tyre, vendimmarrja e mbështetur në dëshmi i orienton institucionet më mirë drejt nevojave reale të qytetarëve dhe rezultateve të matshme.
Gjatë bisedës u shqyrtuan edhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, si dhe mënyrat për ta përdorur hulumtimin mbi kohezionin social në nxitjen e ndryshimeve pozitive, zhvillimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Në këtë kuadër, u vlerësua si e domosdoshme ndërthurja e hulumtimit me veprimin, duke bashkuar të dhënat, dialogun dhe politikat e hartuara mbi bazën e dëshmive.
Asnjë qeveri në botë nuk është e përgatitur për ndryshimet që inteligjenca artificiale do të sjellë në shoqëri, deklaroi bashkëthemeluesi…
Punimet në kompleksin PartizaniTeksa punimet mbi infrastrukturën e stadiumit janë duke ecur me ritme premtuese, në kompleksin “Partizani” po merr…
Erling Haaland ka vendosur një tjetër rekord në derbin e Manchesterit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij…
Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, ka komentuar nga Pogradeci protestat në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të…
Ekspertë të inteligjencës artificiale po bëjnë thirrje për një “ngadalësim” të zhvillimit të teknologjisë, duke paralajmëruar se ajo mund të…
Më shumë se 100 mijë londinezë përdorin çdo ditë biçikleta elektrike me qira për të lëvizur nëpër kryeqytetin britanik. Por…