maqedoni

Ofensivë diplomatike e Sarrazin në Maqedoninë e Veriut

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut ka theksuar domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese më së voni deri në vjeshtë.

Ishin ditë të ngjeshura me takime dy ditët e qëndimit në Maqedoninë e Veriut të të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Në Shkup ai bisedoi me politikanët vendorë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, situatat në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

Të lidhura

None found

Në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka theksuar përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë për proceset eurointegruese të vendit. Sipas Sarrazin, RMV është duke ecur në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në BE. Ai ka shprehur optimizëm se të gjitha partitë politike do të bashkohen dhe do të punojnë së bashku në procesin e reformave që i siguron RMV-së anëtarësim më të shpejtë në BE.

VMRO-DPMNE vazhdon të jetë kundër ndryshimeve kushtetuese

Ofensiva diplomatike nuk ndryshon qëndrimin e VMRO- DPMNE-së lidhur me mbështetjen e mundshme të ndryshimeve kushtetuese. I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në takimin me deputetët e opozitës mqedonase ka folur për domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese më së voni deri në vjeshtë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski e ka informuar diplomatin e lartë gjerman se deputetët e opozitës nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Sipas disa sondazheve të opinionit, 85% e maqedonasve janë kundër ndryshimit të Kushtetutës, kanë përmendur deputetët opozitarë sondazhet për Sarrazin. “Tridhjetë vjet Maqedonia ka bërë lëshime, tridhjetë vjet kemi emisarë nga shumë vende evropiane, të cilët gjithmonë pretendojnë se kjo është kërkesë e fundit që duhet të përmbushet. Shumë lëshime të tilla janë bërë, por premtimet e bëra nuk janë përmbushur”, ka thënë Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE. Sipas tij kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat apo legjitimitet demokratik për të hapur apo ndryshuar Kushtetutën.

Osmani: Opozita nuk mund të arsyetojë bllokimin e ndyshimeve kushtetuese

Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, kjo do ta çojë vendin në izolim dhe mund të rezultojë që Maqedonia e Veriut të mos integrohet në BE për shumë dekada të tjera, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani. Sipas Osmanit, opozita nuk mund të argumentojë para qytetarëve pse po e bllokon të ardhmen evropiane të vendit duke u shprehur kundër ndryshimit të Kushtetutës.

Vendimet e rëndësishme për fatin e vendit nuk duhet të merren nën presion , ka theksuar Osmani, që është i bindur, se politikanët vendas janë mjaft të pjekur për të kuptuar rëndësinë e vendimeve që marrin. “Sigurisht se bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar në komunikim, në paraqitjen e skenareve të ndryshëm, varësisht prej vendimeve tona, por përkujtoj se pas fillimit të debatit publik, qytetarët do ta kuptojnë qartë se për çfarë bëhet fjalë me këto ndryshime kushtetuese”, vlerëson Osmani.

Andreja Stojkovski nga Instituti i Prespës vlerëson se procesi i anëtarësimit në BE nuk do të vijojë pa probleme. Megjithatë ai shton, se amendamentet kushtetuese janë kushti i vetëm për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare RMV-BE, pas së cilës duhet të fillojë hapja formale e kapitujve. “Kur bëhet fjalë për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, aty thuhet qartë se ajo do të ndodhë menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Pengesa të tjera nga Sofja nuk do të ketë”, thotë Stojkovski.

Sipas analistit Ismet Ramadani edhe pse opozita maqedonase po dëshiron të tregohet si homogjene, presioni ndërkombëtar mbi ta do të rritet për të pranuar ndryshimet kushtetuese. “VMRO-DPMNE nëse edhe më tutje vazhdon me këtë kokëfortësi, dhe e pengon ecjen drejt Bashkimit Evropian, presioni ndërkombëtar mbi ta aq shumë do të rritet sa që ata nuk do të mundë të rezistojnë”, vlerëson Ramadani./dw

të fundit

DR Kongo bën kthesën ndaj Uzbekistanit dhe arrin për herë të parë fazën eliminatore

Republika Demokratike e Kongos ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në…

21 minutes ago

Kolumbia kryeson grupin, Portugalia avancon e dyta dhe mëson rivalin për 1/16 e finales

Kolumbia dhe Portugalia kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e fundit të Grupit, rezultat që u mjaftoi të dyja…

33 minutes ago

Harry Kane vendos rekord të ri, bëhet realizuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë…

1 hour ago

Formacionet zyrtare të Jordani – Argjentinë: Scaloni pushon Messin dhe emrat kryesorë

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës…

1 hour ago

Dhimbje e madhe për Cody Gakpo, ylli i Holandës humb foshnjën bashkë me partneren

Futbollisti i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij…

2 hours ago

Kroacia triumfon ndaj Ganës 2-1 dhe kualifikohet nga vendi i dytë në Grupin L

Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat 2-1 në ndeshjen e…

3 hours ago