Në një deklaratë, OBRM-PDUKM bëri të ditur se Komisioni Evropian e ka vlerësuar sërish Maqedoninë si një ndër shtetet që prin në zbatimin e reformave nga Axhenda e Reformave, krah Shqipërisë dhe Malit të Zi.
None found
Sipas partisë, ky vlerësim nga Komisioni Evropian dëshmon se vendi është në kursin e duhur dhe se përparimi i arritur është pranuar nga institucioni që mat cilësinë dhe zbatimin e reformave.
OBRM-PDUKM thekson gjithashtu se një tjetër dëshmi për suksesin e reformave është edhe propozimi i Komisionit Evropian për rialokimin e fondeve nga Plani i Rritjes, çka do të sillte mbështetje më të madhe financiare për shtetet që kanë shënuar rezultatet më të mira.
“Kjo është njohje e punës së bërë, por edhe një mundësi për Maqedoninë për të siguruar fonde shtesë për zhvillim”, deklaron partia.
Në të njëjtën deklaratë, partia shpreh qëndrimin se është e pakuptueshme që, sipas saj, LSDM dhe E Majta vijojnë të bllokojnë ligjet që burojnë nga Axhenda e Reformave.
“Çdo pengesë nga LSDM dhe E Majta nuk e pengon Qeverinë, por përkundrazi pengon përmbushjen e detyrimeve të shtetit dhe rrezikon mundësitë e hapura nga Plani i Rritjes”, thuhet në deklaratë.
OBRM-PDUKM u bëri thirrje LSDM-së dhe Të Majtës të heqin dorë nga interesat e përditshme politike dhe të mbështesin ligjet që lidhen me Axhendën e Reformave, përfshirë Kodin Zgjedhor, duke theksuar se ato janë në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes evropiane të vendit.
Belgjika pritet të përballet me paralizim të transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një proteste…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon…
Optimizimi gradual i pozicionimit të forcave të KFOR-it në Kosovë ka rikthyer vëmendjen te prania ushtarake e NATO-s dhe ndikimi…
Gadi Eisenkot ka ftuar në negociata partinë Likud të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu për formimin e qeverisë së re…
Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti…
Pas një lufte që zgjati disa orë në një lagje të Sinaloas në Meksikë, famëkeqi Meza Flores, ose i quajtur…