maqedoni

Notoi 18 orë, i riu nga Maqedonia i shpëtoi mbytjes në ujërat Greke, shoku ende i zhdukur (VIDEO)

Një i ri, i cili u zhduk një ditë më parë në ujërat e Halkidiki, Greqi është gjetur i gjallë sot. 30-vjeçari Ivan nga Maqedonia e Veriut arriti të mbijetojë duke notuar në det për mbi 18 orë.

I riu së bashku me dy miq, bashkatdhetarë shkuan për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi. Mirëpo, të tre u përfshinë nga rrymat e forta në zonë.

Të lidhura

None found

25-vjeçari i grupit ishte me fat dhe u shpëtua menjëherë të shtunën. 30-vjeçari Ivan u pa sot në mesditë nga një anije mallrash me flamur Gjibraltar, në jugperëndim të gadishullit Kassandra. Anëtari i tretë i grupit, një 28-vjeçar, është ende i zhdukur.

Ivani ndodhej rreth 14 deri në 15 milje detare në jug-jugperëndim të gadishullit të Kasandrës, ndërsa rryma e detit po e dërgonte drejt bregut të Pelionit.

Një mjet lundrues i rojes bregdetare kapi 30-vjeçarin Ivan, i cili, duke pasur parasysh kushtet, dukej se ishte në gjendje të mirë. Mediat vendase kanë regjistruar momentin kur i riu ka dalë në breg, në portin e Nea Skionit.

Ai është marrë më pas me ambulancë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë./albeu.com

të fundit

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit: Do të vijojmë dialogun për Presidentin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit të…

2 minutes ago

LAMM: Road traffic continues normally, with no long waits at the border

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…

12 minutes ago

Kamberi: Pamjet nga varrimi i Mlladiqit tregojnë materializimin e “Botës serbe

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid,…

12 minutes ago

Albanians have been protesting against Rama for three months, CNN journalist Isa Soares shows her support: The 100th day of the Flamingo Revolution!

Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë prej tre muajsh…

13 minutes ago

After taking office as the new EU ambassador to Tirana, Prime Minister Rama receives Sofia Moreira de Sousa in his office

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama…

14 minutes ago

Riyadh warns of punitive measures after Houthi offensive: Aggression will not be tolerated

Arabia Saudite ka reaguar ashpër pas valës së sulmeve të Huthive, të cilat gjatë natës plagosën më shumë se 70…

14 minutes ago