Categories: maqedoni

Nikollovski: Nga akcizat e shmangura presim të arkëtojmë miliona euro

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, deklaroi se është në zhvillim një hetim që lidhet me mallrat e akcizës, ndërsa pritshmëritë janë për arkëtimin e miliona eurove nga taksat e shmangura.

Të lidhura

None found

Sipas tij, institucionit që ai drejton i është lënë hapësirë e plotë për të vepruar për çdo çështje. Ai nënvizoi se, si pjesë e aparatit shtetëror të udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski, kanë dorë të lirë për të punuar mbi gjithçka.

Nikollovski tha se po trajtojnë një çështje për të cilën, sipas tij, në Doganë askush më herët nuk ka qenë i gatshëm të angazhohej ose nuk ka pasur interes të punonte në një rast të tillë.

Ai theksoi më tej se, pasi të mbyllet i gjithë rasti, do të bëhet e mundur të mblidhen miliona nga taksat e shmangura. Po ashtu, ai shprehu shpresën që, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike NKOK, të arrijnë jo vetëm te autorët, por edhe te klientët.

Në vijim, ai bëri të ditur se gjatë këtij viti, duke nisur nga qershori, Departamenti i Hetimeve i Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve ka ngritur 91 kallëzime penale./telegrafi/

të fundit

SAO: 23.4 million euros were spent on employment measures, but the allocation does not respect balanced regional development

Për masat aktive të punësimit në vitin 2024 janë paguar 1.442.207 mijë denarë (23,4 milionë euro), por parimi i zhvillimit…

3 minutes ago

From July 14, “Giveaway” comes under legal regulation, permit required and 18% tax on prize fund

Ligji i ri për Lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të hyjë në fuqi më 14 korrik, duke vendosur…

3 minutes ago

Kodraliu: The attack on the Ibër-Lepenc canal was a continuation of organized attacks against Kosovo’s security

Prokurori special, Bekim Kodraliu në seancën e fjalëve hyrëse në rastin për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se…

4 minutes ago

Konjufca holds official meeting with Italian Deputy Minister Edmondo Cirielli

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një…

4 minutes ago

“A punch won’t cure you”/ Rogert Sterkaj harshly hits back at Elton Tozaj after clash with Françeska Murati (PHOTO)

Përplasja publike mes Françeska Muratit dhe gazetarit Elton Tozaj ka marrë një kthesë të papritur, duke përfshirë edhe personazhe të…

4 minutes ago

Trump returns to the US, CNN: NATO summit ended on a positive note

Donald Trump është kthyer në SHBA pas samitit të NATO-s, i cili nga media të njohura si CNN u vlerësua…

4 minutes ago