Categories: maqedoni

Nikolloski: Qeveria nuk pranon ndryshime kushtetuese të imponuara nga Bullgaria, bllokada e Sofjes është politike

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit i RMV-së, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se qëndrimi i qeverisë është i qartë: nuk do të miratohen ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për “Sitel”, Nikolloski tha se pengesa e vendosur nga Sofja nuk lidhet me ecurinë e reformave në vend, por është tërësisht politike. Sipas tij, Maqedonia aktualisht po shënon rezultatet më të mira sa i përket agjendës së reformave.

Duke komentuar kritikat e opozitës për qëndrimin e Kryeministrit në Bruksel, ai i cilësoi ato “skandaloze”. Nikolloski sqaroi se bëhej fjalë për një vizitë private dhe për të drejtën e Kryeministrit për të kaluar një periudhë të shkurtër pushimi me familjen.

Sa u përket bisedimeve me Bullgarinë, Nikolloski tha se situata mbetet e njohur. Sipas tij, ekziston një marrëveshje e trashëguar nga qeveria e mëparshme, e cila u nënshkrua në një formë që nuk mund të zbatohej.

Në anën tjetër, shtoi ai, OBRM-PDUKM-ja dhe qeveria aktuale kanë një qëndrim të prerë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese të bëra nën diktatin bullgar.

“Është krejt normale që dy vendet të mbajnë komunikim dhe kjo nuk përbën asgjë të jashtëzakonshme. Por, nëse arrihet një zgjidhje, ajo duhet të jetë në përputhje me parimet e OBRM-PDUKM-së dhe të qeverisë, dhe për këtë do të këmbëngulim”, u shpreh Nikolloski.

Ai theksoi se mosrespektimi i këtyre parimeve do të nënkuptonte se nuk mund të ketë marrëveshje. “Nuk mund ta them më thjesht se kaq”, deklaroi Nikolloski.

I pyetur për ndryshimet mes negociatave të vitit të kaluar dhe situatës aktuale, ai tha se nuk vëren ndonjë ndryshim.

“Është e vërtetë se tani ekziston një klimë më pozitive për zgjerimin, diçka që mund të mos e kemi pasur vitin e kaluar apo dy vjet më parë. Po ashtu, rezultatet e punës së përkushtuar të Qeverisë, nën koordinimin personal të Kryeministrit Mickoski për agjendën e reformave, janë të mëdha dhe shihen në reforma, në fluksin financiar drejt vendit dhe në imazhin e tij”, përfundoi Nikolloski./Telegrafi/

të fundit

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se në Ukrainë ka…

54 seconds ago

Ndahet nga jeta në moshën 15-vjeçare Noeli, futbollisti i Apolonisë që luftoi me tumorin

Noel CuraNoeli nuk ka arritur t’ia dalë!I vogli, i cili e kishte ëndërr të bëhej një futbollist i madh, nuk…

2 minutes ago

Lukaku pranë transferimit te Fenerbahçe, marrëveshja pothuajse e mbyllur

Napoli dhe Romelu Lukaku kanë vendosur t’i ndajnë rrugët, me sulmuesin belg që pritet të transferohet te Fenerbahçe për një…

4 minutes ago

Trump paralajmëron Iranin: Do të kërkoj dëmshpërblim për amerikanët e vrarë dhe të plagosur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se do të kërkojë kompensim financiar nga Irani për…

4 minutes ago

Autobusët e parë elektrikë pritet të mbërrijnë në Maqedoni në dhjetor ose janar

Tridhjetë autobusët e parë elektrikë pritet të arrijnë në vend në dhjetor ose janar, ndërsa furnizimi i gjithsej 150 pritet…

9 minutes ago

Protestë në Orikum kundër reformës territoriale, qytetarët: Duam bashkinë tonë

Banorët në Orikum janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Qendrës Administrative, duke kërkuar rikthimin e Orikumit si bashki.…

15 minutes ago