Nga mesnata, në Maqedoninë e Veriut nisi heshtja zgjedhore përpara balotazhit presidencial dhe zgjedhjeve parlamentare që mbahën nesër, në 8 maj. Gati 2000 vëzhgues janë akredituar gjithsej për zgjedhjet e konsideruara të një rëndësie kyce për vendin fqinj dhe kursin që ai do të ndjekë në vijim; 770 prej tyre janë moniturues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes.
Vota e shqiptarëve pritet të ketë rëndësi kyce: VMRO-DPMNE-ja me qëndrime nacionaliste shihet si partia me gjasa të mëdha për t’i fituar zgjedhjet, e po kështu kështu edhe kandidatja e kësaj force për president, por nëse votuesit shqiptarë në veçanti nuk shfaqin interes për ta votuar garuesin e moderuar social-demokrat, për të votuar Stevo Pendarovskin e LSDM-së.
None found
Partitë qeveritare LSDM dhe BDI, secila me koalicionet e tyre veç e veç kanë për moto vazhdimin e rrugës europiane, ndërsa BDI-ja ka vënë theksin, sidomos tek rreziku nga ndikimi rus dhe rënien pré të opozitës shqiptare ndaj këtij ndikimi.
BDI-ja arriti të bashkojë rreth koalicionit të quajtur “Fronti Evropian” përfaqësues politikë që për vite të tëra sulmoheshin dhe nuk komunikonin mes tyre, por akti i bashkimit duket se u mirëprit nga shqiptarët dhe nga ana tjetër, edhe bashkimi i opozitës shqiptare të njohur me emrin “VLEN”, sipas analistëve, “nuk do të çojnë dëm” votën e elektoratit shqiptar.
Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Edhe pse fushata dhe përgatitjet për zgjedhjet përkoi me festat e Pashkëve, KSHZ-ja ua dorëzoi me kohë komisioneve komunale zgjedhore materialet zgjedhore.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…