Marrëveshja për projektimin dhe ndërtimin e interkonektorit të gazit Maqedoni-Serbi u firmos nga drejtori i SHA NOMAGAS, Nedim Rama, dhe përfaqësuesi i kompanisë ndërtuese “Rapid Bild”, Toni Karanfillovski.
None found
Sipas të dhënave të prezantuara, segmenti i interkonektorit në territorin e vendit do të shtrihet në një gjatësi prej 22.4 kilometrash, ndërsa përfundimi i të gjithë projektit është planifikuar deri në fund të vitit 2028. Kostoja e tij do të jetë 29.4 milion euro.
Nedim Rama deklaroi se kompania vendase “Rapid Bild” u përzgjodh pasi paraqiti ofertën më të favorshme. Ai bëri të ditur se tubacioni do të ketë diametër prej 500 milimetër.
“Pika fillestare do të jetë pranë bllok stacionit ‘Kleçevc’, ndërsa pika e fundit do të jetë në kufirin me Serbinë pranë fshatit Sopot. Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e 5 objekteve shoqëruese: stacionit kryesor matës, stacionit reduktues, bllok stacionit dhe dy stacioneve pranuese dhe dërguese për pastrimin e tubacionit”, deklaroi Nedim Rama, drejtor i SHA NOMAGAS.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ndërtimi i interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë do t’i sigurojë vendit një lidhje të plotë vertikale në fushën e energjisë. Sipas tij, interkonektori me Greqinë pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa lidhja me Serbinë në gjysmën e dytë, në fund të vitit 2028.
“Pas përfundimit të këtyre projekteve do të marrim një lidhje plotësisht vertikale, e cila është pjesë e Korridorit 10. Kjo do ta bëjë në mënyrë dramatike më të rëndësishëm pozicionin gjeostrategjik të vendit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Kapaciteti teknik i parashikuar për interkonektorin është deri në 160 000 kub gazë në orë.
Sot mbahet protestë në Prishtinë. Ajo organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me moton “Vrasja e grave të…
Mbrëmjen e djeshme, është ndarë nga jeta piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë,…
Sot mbahet protestë në Prishtinë. Ajo organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me moton “Vrasja e grave të…
Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të…
Java e tretë e Albi Mall Superligës sjell pesë përballje interesante, ndërsa sot (e premte) është në program vetëm një…
Presidenti amerikan Donald Trump ka hapur një front të ri në marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Shteteve të Bashkuara dhe…